Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

616 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

La Repubblica publikon faktet: “Po cfare thoni? Asnje klub si puna e Interit nuk ka bere dot…”

La Repubblica publikon faktet: “Po cfare thoni? Asnje klub si puna e Interit nuk ka bere dot…”
Inter Club Staff

Hakimi, Sanchez, Eriksen, Lukaku, Vidal dhe De Vrij. Kapercimi i kualitetit ne skuadren e Interit ne dy vitet e fundit ka qene me te vertete shume i madh.

La Repubblica ka folur per kete dhe ka nenvizuar se si klubi zikalter ne kete vere ka vazhduar perpara me revolucionin e saj edhe pse pandemia ka sjelle pasoja ekonomike.

“Ne kete vere, ne nje sesion te varfer per te gjithe, Interi ka sjelle ne Pinetina nje si Hakimi nga Real Madrid.”

“Kolarov nga Roma, Pinamonti qe eshte rikthyer nga Genoa, Darmian qe do et vije nga Parma dhe mbi te gjitha Vidal, lojtari qe ka kerkuar me se shumti Conte.”

“Katermbedhjete muaj blerje dhe mbi te gjitha, nje revolucion unik, qe kane bere Interin qe te ndryshoje 7 nga 11 lojtaret e saj qe Spalletti ka pasur titullare ne 2018-2019.”

“Asnje klub si puna e Interit nuk e ka bere dot nje revolucion te tille ne kaq pak kohe.”

RIKTHIMET DHE SHITJET E PAKTA 

“Pervec lojtareve te rinj, ka edhe nga ata lojtare qe Interi kishte dhene ne huazim dhe ka shpresuar qe ti shese nepermjet te drejtes se blerjes.”

“Por ne fakt ata jane rikthyer. Dhe ja tek eshte rikthyer edhe Ivan Perisic, qe tek Bayern Munich ka fituar nje Triplete dhe eshte rikthyer ne Pinetina sapo ka skaduar huazimi.”

“E njejta gje edhe per Nainggolan qe pas huazimit te Cagliari eshte rikthyer ne Milano. Njejte edhe per Dalbert.”

“Ne fakt, sot per sot, Interi eshte liruar ne kete moment vetem nga Biraghi (i rikthyer ne Firenze pas huazimit), Moses (i rikthyer ne Angli), Godin (i shitur te Cagliari) dhe Vergani (i huazuar te Bologna).”

“Nderkohe pritet te ndodhe edhe huazimi i Esposito te Spal. Per sa i perket te tjereve, Interi po punon shume me shitjet.”

SHUME SHPEJT LARG NGA SKUADRA 

“Duket se nga skuadra mund te largohet shume shpejt Candreva, Ranochia dhe Joao Mario, por firmat ende po presin.”

“Kjo eshte nje situate qe klubi po e menaxhon mire, por nuk deshirojne qe te prishin mardheniet me lojtaret dhe po arrihet gjithcka nepermjet diplomacise.”

“Ne te njejten kohe, Interi ka jo pak veshtiresi per sa i perket numrit te larte te lojtareve, dhe shume do te mbeten jashte edhe me Fiorentinen.”

“Nainggolan ne kete moment eshte nje rezerve ekstra-luksi per Vidal, Perisic per Young e keshtu me radhe.”

“A do te mjafojne per te kaluar Juventusin ne garen per titull? Eshte shpejt ta themi. E sigurt ama qe me rritjen e cilesise se skuadres, Interi nuk ka me alibi per te mos fituar: kesaj radhe objektivi duhet te jete kampionati dhe pike.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.