Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,151 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

La Repubblica – Zbulohet oferta qe Juventusi po pergatit per Interin dhe per Icardin: ja shifrat

La Repubblica – Zbulohet oferta qe Juventusi po pergatit per Interin dhe per Icardin: ja shifrat
Inter Club Staff

Mauro Icardi do te jete nje nga emrat me te nxehte te merkatos se ardhshme verore te Interit por mbase edhe te gjithe Serie A. 

Lojtari zikalter shihet nga te gjithe si nje shitje shume e mundshme kete vere nga Interi pas te gjithe ceshtjes Icardi qe ndodhi ne shtepine zikalter dhe qe per me shume se pesedhjete dite e mbajti ate jashte fushave.

Por dicka duhet te jete e qarte per te gjithe: Interi nuk do ta shese ne asnje moment Mauro Icardin me poshte se cmimi real i tij ne merkato, pavarsisht problemve te brendshme.

Kete gje e siguron gazeta e perditshme italiane La Repubblica e cila shkruan si me poshte:

“Nese mendoni se ceshtja e shiritit do te beje qe Interi te heqe dore lehtesisht nga Icardi dhe ta shese ate me poshte se cmimi i tij, gaboheni rende.”

“Pse? E thjeshte, Interi nuk ka asnje emergjence ta shese lojtarin sepse ai ka probleme ne kete moment me disa lojtare ne skuader (Perisic i cili pritet te largohet) dhe Spallettin (do te largohet edhe ai), por kjo nuk e kompromenton te ardhmen.”

“Por eshte gjithashtu e vertete qe Icardi nuk eshte i pashitshem si kohe me parpara por ai do te largohet vetem per shumen qe do te deshiroje Interi, jo me pak.”

“Gjithesesi behet me dije se Juventusi ka filluar te levize qe tani per Icardin dhe nje transferim te mundshem te argjentinasit ne Torino.”

“Me sa duket ata kane hequr dore nga shkembimi me Dybala dhe drejtuesit e Juventusit po mendojne te ofrojne 40-50 milione euro per kartonin e Icardit tek Interi, por kjo eshte nje shifer qe do te refuzohej nga Interi sa hap e mbyll syte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.