Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

565 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

La Repubblica zbulon: “Dje telefonate Inzaghi-Marotta: situate jo e thjeshte. Askush ne shtepine Inter nuk…”

La Repubblica zbulon: “Dje telefonate Inzaghi-Marotta: situate jo e thjeshte. Askush ne shtepine Inter nuk…”
Inter Club Staff

Beppe Marotta dhe Piero Ausilio po mundohen te bejne gjithcka qe te vene Interin ne shina njehere e me pare.

Forma e skuadres ka qene shume shqetesuese dhe ata e kane kuptuar se sa me larg ti qendrojne tranjerit, aq me keq do te jete.

Prandaj, eshte zgjedhur nje rruge me e lehte: ajo e komunikimit te vazhdueshem me Inzaghin, per te gjetur nje rruge te perbashket.

Nuk eshte e thjeshte situata, dhe per kete tashme te gjithe jane te vetedijshem, por nuk jemi ne nje pike te sezonit ku gjerat nuk mund te rregullohen.

Per kete ka folur sot La Repubblica, me gazetarin Vanni (nje njeri shume prane Interit…), i cili ka treguar edhe me shume.

“Dje, ka pasur nje telefonate te rendesishme te Inzaghit me Beppe Marotten. Kane folur pak dhe kane lene takim diten e enjte”.

“Do te takohen ne Appiano, per te folur nga afer dhe per te gjetur nje zgjidhje. Drejtuesit nuk kane ndermend te braktisin tranjerin”.

“Situate nuk eshte aspak e thjeshte, por askush ne shtepine Inter nuk deshiron te fshehe problemet. Perkundrazi. Te gjithe duan ti diskutojne, me bindjen se kampionati eshte ende i hapur. Milan eshte vetem 2 pike para dhe Juventus 2 pike mbrapa. Te gjithe jane aty-aty per sa i perket pikeve”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.