Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,047 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

La Repubblica zbulon – Ja cfare Zhang Jindong i ka thene gjatet takimit te djeshem Antonio Contes

La Repubblica zbulon – Ja cfare Zhang Jindong i ka thene gjatet takimit te djeshem Antonio Contes
Inter Club Staff

I gjithe Interi diten e djeshme i ka bere nje vizite pronarit te madh te Suning, Zhang Jindong. 

Zikalterit kane kaluar keshtu nje dite teper te rendesishme ne Nanjing, Kine, ku praktikisht eshte zhvilluar nje nga takimet me te rendesishme te sezonit.

Diten e djeshme, pasdite, ka ndodhur takimi i merkatos per te vene pikat mbi ‘i’ mbi emrat qe duhet te largohen dhe emrat qe duhet te afrohen ne kete merkato tek Interi.

“Ne mbledhjen e gjate ku ka qene prezent Zhang Jindong, bosi i madh, Steven Zhang, djali i tij dhe presidenti aktual i Interit, Marota, Antonello, Ausilio, Oriali dhe Conte, duket se teknikut zikalter i eshte shpjeguar nga Zhang Jindong se ne merkato do te behet shume, por nuk mund te behet dot gjithcka.”

Pikerisht per kete fakt, per shembull objektivi Lukaku sot mund te konsideroeht me larg per shkak te kerkeses se larte te United, por nuk mund te konsiderohet i pamundur sepse Interi po punon fort per ta sjelle ate ne Milano.

Interi po mendon qe bashke me belgun ne dispozicion te Contes te vihet edhe Edin Dzeko i cili deri me tani eshte i bllokuar per shkak se Higuain nuk ka shkuar akoma tek Roma (Paratici e mori me vete me dashje ne Kine per ta bindur per kete destinacion).

Por ne rast se nuk do te arrihet dot tek Lukaku, nje emer tjeter qe mund tevije tek Interi eshte ai i Rafael Leao i Lille qe kushton rreth 40 milione euro.

“Si do e kete marre ate qe Zhang Jindong i ka thene Contes ky i fundit?” – pyet ne shkrimi ne saj e perditshmja italiane La Reppublica.

“Shume burime prane teknikut thone se ai e ka marre shume mire, sepse ka pare qe Zhang Jindong deshiron te beje shume mire dhe ka kuptuar nga ai edhe pse e ka sjelle pikerisht djalin  e  tij ne krye: sepse ka besim se zikalterit do te rikthehen shume shpejt ne majat boterore.”

“Nder te tjera, Contes i eshte thene gjithashtu qe duhet te kete pak durim, gje per te cilen eshte  rene dakort me te. E te mendosh qe nje si Conte ka rene dakort me te paturit durim, do te thote se dicka serioze po gatuhet sepse nje si Conte nuk para ka durim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.