Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,893 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Nuk ka me asnje dyshim: ja ke ka zgjedhur Marotta si tranjer te ardhshem tek Interi.”

“Nuk ka me asnje dyshim: ja ke ka zgjedhur Marotta si tranjer te ardhshem tek Interi.”
Inter Club Staff

Sezoni i ardhshem pe Interin tashme nuk eshte shume larg dhe eshte nje urgjence qe te pergatitet cdo gje dhe qe klubi te mos gjendet e papergatitur perballe cdo situate te mundshme. 

Por sipas asaj qe thuhet sot ne mediat vendese ne Itali, ajo qe do te ndodhe kete vere mund ti jape nje shkundje te gjithe projektit te Interit.

Pikerisht duke u mbeshtetur ne kete teori, e perditshmja italiane La Repubblica ka shkruar se Beppe Marotta, administratori i deleguar i Interit tashme e ka zgjedhur tranjerin e ri dhe e ka vendosur shkarkimin e Spallettit.

Sipas La Repubblica, i perzgjedhuri i tij eshte Antonio Conte dhe qe shihet nga Beppe Marotta si njeriu i duhur per ti dhene skuadres shtysen e duhur per te bere ate kapercimin e madh qe nevojitet kaq shume tek Interi.

Por e perditshmja italiane vazhdon edhe me tej me teorine e saj dhe “zbulon” detajet e tjera te informacioneve qe ajo ka ne lidhje me kete ceshtje:

“Me Marotten duket se tranjeri aktual i Interit, Luciano Spalletti, eshte sqaruar menjehere.”

“Nga ajo qe merret vesh nga Appiano, duket se pjesa me e madhe e lojtareve ne skuader – nuk po perzgjedhim vetem ata qe nuk shkojne mire me Icardin – e kane vleresuar shume fjalimin e Spallettit.”

“Matteo Politano i ra shkurt nje dite pas ndeshjes: “Une me Spallettin kam nje raport teper te bukur”.

“Eshte pikerisht kjo arsyeja kryesore se pse Spalletti do e perfundoje kete sezon tek Interi: raporti qe ai ka me lojtaret eshte shume solid dhe mbeshtetet nga e gjithe skuadra.”

“Keshtu per kete nuk ka dyshime: tekniku toskan do te vazhdoje te jete tranjer i Interit deri ne diten e fundit te ketij sezoni.”

“Por ne qershor eshte vendosur qe do te ndryshohet dhe tashme Beppe Marotta per kete nuk ka me asnje dyshim dhe kjo ka bere qe ai ta perzgjedhe qe tani tranjerin e ardhshem te Interit.”

“Ndermjet Interit dhe Antonio Contes ne kete moment ka dicka me shume se sa thjeshte nje ndenje afersie. Nga ajo qe filtron nga njerez afer teknikut, ai eshte nje tranjer i prenotuar nga Interi.”

“Sipas Marottes, ai eshte njeriu i duhur per projektin Champions. Tranjeri pret vetem vendimin e gjyqit qe ka me Chelsean per te qene i lire per te zgjedhur skuadren e re.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.