La Repubblica – Nje argjentinas per Osvaldon!
Walter Mazzarri pelqen Osvaldon. Shume madje. E tashme, kjo gje dihet prej kohesh, dhe ne javet e kaluara Interi kishte levizur per te sjelle ne Milano sulmuesin verdhekuq, por nuk u konkretizua asgje. Kjo piste mund te rihapet tashme, dhe mund te kemi nje aks Milano-Rome shume te nxehte ne kete merkato.
Sipas asaj qe thote ne edicionin online La Repubblica, ne fakt, tekniku zikalter do te ishte i gatshem te sakrifikonte Rodrigo Palacion e ta coje tek Roma per e mare bomberin italo-argjentinas ne Milano, ne te cilin ka bindje se mund ta transformoje ne nje Cavani te ri.
Gjithsesi keto per momentin mbeten vetem hipoteza te La Repubblica, dhe nuk gjejne konfirmim askund. Rodrigo per momentin nuk eshte ne merkato.