Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

871 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

La Stampa: “Askush nuk po e kupton qe Marotta po tenton 10 vite me pas nje shkembim alla Eto’o-Ibra: ja detajet.”

La Stampa: “Askush nuk po e kupton qe Marotta po tenton 10 vite me pas nje shkembim alla Eto’o-Ibra: ja detajet.”
Inter Club Staff

Interi me sa duket, sipas asaj qe tregon La Stampa, po tenton nje shkembim alla Eto’o-Ibra edhe pse jemi 10 vite me pas.

Sipas tyre, endrra e madhe e Interit per sezonin e ri eshte shkembimi i Lautaro Martinez me Griezmann me Barcelonen.

Barca nuk do te arrije kurre dot tek 111 milione eurot qe kerkon Interi dhe keta te fundit kane refuzuar edhe Semedo edhe Firpo si pedina shkembimi.

Dhe keshtu, ja qe ka dale ne pah endrra Griezmann qe te kujton nje nga shkembimet me te mira ne histori.

“Ka nje pengese te rendesishme qe duhet llogaritur nga interistat: rroga e francezit qe eshte e barazvlefshme me 17 milione euro ne sezon.”

“Shume per nje skuader qe Interi qe ka nje rroge maksimale prej 7.5 milione eurosh dhe qe eshte edhe rroga e Lukaku dhe Eriksen.”

“Por ne kete baze nisje mund tep unohet. Per shembull, nese aplikohen disa ligje te taksave qe jane miratuar se fundmi ne Itali me nje dekret qe quhet “dekreti i rritjes”, kontrata e Griezmann mund te marre me shume para ne dore.”

“Rroge e larte po, por nuk eshte edhe aq shume e larte. Te mos harrojme, se Conte paguhet 10 ne sezon dhe bashke me taksa arrin 20 milione euro ne sezon.”

“Marotta ne keto situata nxjer me te mire nga vetja e tij. Ai ka kapacitetin qe te shpike zgjidhje financiare dhe ne fund te beje te mundur transferime te pabesueshme.”

“Ne Barcelone kane filluar ta mendojne sepse e dine qe francezi nuk ka dhene ate qe pritej ne katalunje dhe Lautaro eshte nje enderr e tyre.”

“Prandaj, nuk eshte e pamundur. Tranjeri i Barces dhe agjenti i Griezmann kane thene se klubi ka besim te francezi kohet e fundit, por dihet se kjo nuk eshte aspak e vertete.”

“E te mos perjashtojme pastaj edhe nje zgjidhje alla Ausilio: shkembime huazimesh te dy lojtareve me gjysmen e rroges se francezit qe paguhet nga Barcelona edhe pse lojtari do te luante per Interin.”

“Deri me tani askush nuk po e kupton qe Marotta po tenton pikerisht te beje kete shkembim. Kjo shpjegon me se miri edhe fjalet e tij per Lautaron.”

“Ai thote se me te miret Interi nuk i shet, por ne fakt, Interi nuk i shet, por me te miret i shkemben vetem me te miret.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.