Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

546 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

La Stampa: “Interi diten e djeshme ka marre lajmin me te keq. Preket edhe Milani.”

La Stampa: “Interi diten e djeshme ka marre lajmin me te keq. Preket edhe Milani.”
Inter Club Staff

Komisioni mjekesor i Federates Italiane te Lojes se Futbollit ka stiluar nje protokoll te ri per rikthimin e stervitjeve te lojtareve te Serie A.

Ne kete moment, pas ketij protokolli, po pritet edhe pergjigja zyrtare e Ministrit te Shendetesise, Speranza.

Ashtu si nenvizon La Stampa (e perditshme Italiane), duket se nuk do te jete dicka e thjeshte per disa nga skuadrat e Serie A qe luajne ne Lombardi.

La Stampa mbi te gjitha jep nje lajm shume te keq per Interin qe me sa duket duhet te perballet edhe me nje problem me shume per shkak te pandemise.

“E kishim lajmeruar edhe dje. Me sa duket Interi thjesht po pret vetem zyrtarizimin e lajmit edhe pse tani rruga qe do te ndiqet duket shume e qarte.”

“Kete sezon nuk do te luhet me ne Lombardi. Nuk do te luhet ne zonat qe quhen si te kuqe dhe me rrezik te larte.”

“Keshtu, per Interin dhe Milanin nuk do te kete me San Siro. Por ne stadiumin e tyre pritet te mos luaje as Atalanta dhe Brescia.”

“Interi do e mbylle sezonin shume larg shtepise, gjithmone ne rast se kampionati rifillon.”

“Por ende nuk eshte zyrtare: mbetet nje shprese e vogel qe qeveria te lejoje ndeshjet ne San Siro. Por Federata po shtyn te mos luhet ne Lombardi me per kete sezon.”

Gjithesesi, topi ka kaluar tek Qeveria Italiane. Por Interi ne horizont nuk ka dicka shpresdhenese ne lidhje me kete e po ashtu edhe Milani.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.