Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

553 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

La Stampa numeron te gjitha te zezat e Juventusit: “Meditoni o njerez: ja pse u largua Marotta. Mendoni se me te ne klub, Juve do te…”

La Stampa numeron te gjitha te zezat e Juventusit: “Meditoni o njerez: ja pse u largua Marotta. Mendoni se me te ne klub, Juve do te…”
Inter Club Staff

Sipas La Stampa, kriza e Juventusit eshte vertete e thelle dhe gazetari i njohur, Gigi Garanzini, ka germuar goxha per te treguar gjithcka rreth situates te klubi nga Torino.

“Eshte skuadra e nente Scudettove radhazi por duket se eshte shkermoqur: si brenda fushe por edhe jashte saj.”

“Por ky deshtim lind nga larg (edhe pse jo shume larg), kur nga Juventusi u larguar drejtuesi me i forte ne Serie A, Beppe Marotta.”

Pikerisht ketu ndalet Garanzini i cili tregon hapat fals te Juventusit me radhe: “E mbani mend figuren e shemtuar me provimin e falcifikuar te Suarez?”

“Apo do te flasim per Juventus me kamerat e Big Brother gjate gjithe sezonit te vjetshem ku cdo gje nga dhomat e zhveshjes ka dale ne televizion.”

“Nje cmenduri. Kush ka pranuar ta beje ate palacollek? Do e bente Marotta? Kurre mendoj. Por nuk mbaron me kaq. Kemi edhe Superligen qe Juventusi deshiron te krijoje.”

“Gjithesesi, mekati me i madh tek Juventusi eshte te largimi i Marottes. Juventusi vendosi te marre Cristiano Ronaldon.”

“I gjithe klubi i Juventusit u ekzaltua me perjashtim te Marottes qe mendoi se ai ishte momenti i duhur te largoheh nga Juventusi sepse nuk ishte dakord.”

“Marotta largohet dhe ajo qe Juventusi tha jo zyrtarisht ishte fakti se Marotta kishte rrogen e larte, prandaj u largua, por e verteta eshte ai donte te kishte ze ne transferime dhe per Ronaldon nuk u pyet.”

“Vendin e tij e ze nxenesi Paratici. Qe aty fillon dhe merr jete nje politike komplet ndryshe per klubin e Juventusit.”

“Ai kishte dore te falcifikimi i provimit te Suarez, kalon skandali te parametrat zero dhe komisionet e larta per lojtare si Ramsey.”

“Me pas vjen deshira per te luajtur nje loje te bukur pa Allegrin, pastaj vjen Covid (per te gjithe jo per Juven), e tani skandali i madh i plusvalencave.”

“Gjate gjithe kesaj kohe, Marotta shkoi tek Interi, ndertoi Interin e Scudettos, rregullon bilancin e Interit ne mes te stuhise, nderton nje skuader edhe me parametra zero qe po lufton per Serie A.”

“Meditoni o njerez, meditoni. Mendoni se me te ne klub Juventusi do te ishte ketu ku eshte sot? Por ka edhe nje pyetje tjeter: mos Marotta nuk pranoi te behej pjese e dickaje qe u largua? Meditoni njerez.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.