Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

474 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

La Stampa sulmon Interin: “Eshte faji i klubit qe Icardi sot nuk eshte nje top player: ja pse…”

La Stampa sulmon Interin: “Eshte faji i klubit qe Icardi sot nuk eshte nje top player: ja pse…”
Ardis
  • On 05/12/2018, 22:05

Mbasi fitoi cmimet, nder keto Gran Gala del Calcio dhe Gazzetta Awards, Mauro Icardi eshte i gatshem per ndeshjen kunder Juventusit, nje nga skuadrat e tij te preferuara per ti shenuar gol.

Sipas gazetes La Stampa, Icardi duhet te tregoje akoma dicka:

“Nese Mauro Icardi nuk eshte akoma nje Top Player, ketu faj ka Interi me shume sesa ai vete.”

“Per cka u fol, ne nje proces rritjeje me vonese ne krahasim me sa ishte parashikuar, ky duhet te ishte sezoni i rendesishem per here te pare”.

“Me ne fund nje trofe per te festuar, mbi te gjitha. Dhe, gjate rrugetimit, debutimi ne Champions League, nje gol me Argjentinen dhe, perse jo, duelet me lojtaret me te mire te botes.”

“Ka kapercyer perballjen me Messin, per shkak te demtimit, ja ku vjen edhe rasti per perballjen me Ronaldon”.

“Maurito per momentin eshte dy gola me pak ne kampionat, por ne te njejten kuote me 11 gola, duke perfshire edhe Champions League. Te beje me mire se CR7 do te ishte nje epsh. Eshte momenti i se vertetes”.

“Nderkohe, mbasi nuk realizoi asnje gol deri ne javen e 5, Maurito u zhbllokua me nje penallti kunder Fiorentinas dhe qe atehere nuk ka ndaluar me: 8 gola ne 6 ndeshje te luajtura nga minuta e pare, 3 gola ne 5 ndeshje ne Champions League”.

“Problemi eshte se ne te njejten kohe Interi eshte kthyer ne varesine e Icardit per te realizuar gola me shume sesa ishte ne sezonin e kaluar. Te marrim 6 ndeshjet: nga 11 golat e realizuar ndaj Fiorentines, Spal-it, Milan-it, Lazio-s, Atalanta-s dhe Rome-s, 8 gola te realizuara mbajne firmen e kapitenit, qe per me teper i ka sherbyer nje asist D’Ambrosio-s”.

“I takon Spalletti-t te kuroje nje gje te tille, mbase me ide te reja: me pak Perisic dhe Nainggolan, me shume Keita dhe Borja Valero ose Martinez.”

“Sepse golat e Icardit rrezikojne te mos mjaftojne per te dale te pademtuar nga ndeshje qe vlejne te gjithe sezonin: duhet te evitoje distancen e 14 pikeve dhe kunder PSV do te beje perpara ne Champions”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.