Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

770 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

La Verita zbulon objektivin e vertete te madh te merkatos se Interit: “Nje super operacion qe do te behet me Nike per…”

La Verita zbulon objektivin e vertete te madh te merkatos se Interit: “Nje super operacion qe do te behet me Nike per…”
Inter Club Staff

Sipas La Verita, ne shtepine Inter, ka nje ceshtje te sponsorit per tu zgjidhur dhe qe mund te sjelle pasoja te medha edhe ne merkato. Natyrisht qe per mire.

“Nga viti 2021, familja Zhang nuk do te rinovoje me sponsorin kryesor Pirelli, qe sjell tek zikalterit 19 milione euro.”

“Kjo do te ndodhe sepse keto shifra jane jashte kohes dhe sepse Interi pretendon shume me shume se sa kjo shifer.”

“Por edhe sponsori Nike qe ka me Interin plot 22 vject eshte ne dyshim te forte: presidenca e Interit mendon se 10 milione ne vit jane shume pak, dhe kjo marreveshje skadon ne 2024.”

“Gjithesesi, zbulohet se kerkesa e Interit per te rishikuar kontraten me Nike nuk eshte per 2024, por per tu pare ne kete moment, menjehere.”

“Nepermjet bonuseve te ndryshem dhe kerkesave qe ka Interi, zikalterit duan te rrisin me te pakten dyfish kete shifer.”

“Ne rast te kundert, do te kerkohet zgjidhja e kontrates dhe do te hidhen syte nga Adidas, qe eshte gati te ulet ne tavoline duke ofruar me shume se sa Nike.”

Po kush eshte motivi i ‘ketij nxitimi’ nga ana e Interit dhe Suning?

“Me sa duket, gjithcka ka te beje me nje objektiv ne merkato qe ka Marotta dhe Steven Zhang.”.

Sipas La Verita, “nese operacioni sponsor do te shkoje ne port, Interi mund te kete nje thesar tjeter per ta perdorur ne vere per… Sergej Milinkovic Savic.

“Mesfushori i Lazios eshte gati qe te firmose nje kontrate rinovimi me Claudio Lotiton per 4 milione euro ne sezon, por tek Interi do te merte dyfishin e kesaj page.”

“Ai eshte endrra e madhe e Marottes per mesfushen e Interit dhe do i bente te gjithe ne nje mendje tek zikalterit.”

“Ne te kaluaren Milinkovic-Savic eshte afruar shume here me Interin, por asnjehere nuk ka pasur dicka konkrete.”

“Natyrisht qe per kete ka faj edhe kerkesa shume e larte qe Claudio Lotito ka per lojtarin: plot 100 milione euro.”

“Gjithesesi, ne keto kohera pandemie, askush nuk vlen aq sa ka pasur vleren nje sezon me pare dhe per zikalterit mund te jete nje moment i mire ky.”

“Nderkohe, nga ana tjeter dicka eshte e sigurt: Interi dicka te madhe do e beje edhe ne mesfushe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.