Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 11, 2022

Scroll to top

Top

1,287 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

LAJM I FUNDIT – FPF, ka ardhur vendimi i UEFA! Lajme te keqija per Interin: ja detajet!

LAJM I FUNDIT – FPF, ka ardhur vendimi i UEFA! Lajme te keqija per Interin: ja detajet!
Inter Club Staff

Duket se ne keto minuta kane ardhur vendimet e UEFA-s per sa i perket Fair Play Financiar. 

Ja cfare shkruhet nga Gazzetta dello Sport ne keto minuta:

“Roma duket se e ka kaluar praktikisht FPF dhe mbase do te mjaftoje vetem nje shitje per te qene ne rregull me UEFA-n (Nainggolan ndoshta vetem?) dhe per te rihyre ne parametrat e FPF por dje duket se komisioni i UEFA e ka mbyllur “settlement” per Romanet dhe keshtu, nga neser, ata do te jene njesoj si Juventusi dhe do mund te investojne pa problem ne merkato. Kjo eshte arsyeja se pse Monchi po ka me shume liri ne merkato duke mbyllur marreveshje te rendesishme.

Por per Interin nuk ka as lajme te keqija por as lajme te mira, edhe pse zikalterit pretendonin me shume.

Ne fakt, per Interin nuk ka mbaruar “settlement” sepse zikalterit nuk kane mundur te respektojne plotesisht kerkesat e UEFA-s dhe do te qendrojne ende ne fuqi detyrimet dhe sanksionet e rena dakort ne “settlement” qe Interi ka nenshkruar dy sezone me pare me Thohir dhe Fassone.

Keshtu, edhe per sezonin e ardhshem, Interit do i duhet qe te perballet me limitime sportive dhe financiare.

Me pak fjale, edhe sezonin e ardhshem, zikalterit do te duhet qe te shesin qe te blejne ne merkato. Pak a shume, si kete sezon, me diferencen qe te ardhurat do te jene me te larta per shkak te UEFA Champions League.

Por jo vetem kaq, te mos anashkalojme qe sipas vendimit te publikuar nga UEFA vetem pak minuta me pare, theksohet qarte qe skuadra A e Interit ne Europe do te kete limitime.

Uefa settlement

Kapitulli PSG – Shume me shume komplekse situata e klubit francez te cilet do te gjykohen ne trevjecarin 2015-2018. Duke qene se dy vitet e para ata i kane pranuar sanksionet e UEFA-s, priten sanksione ende me te fuqishme ndaj tyre sepse Mbappe dhe Neymar do te peshojne ne bilanc. Shume kontrata sponsorizuese nderkohe jane quajtur nga UEFA si te dyshimta. Per momentin, PSG duhet te shese deri ne 30 qershor lojtare per vleren e 60 milione eurove, sepse gjeja e pare qe rrezikon eshte pjesemarrja ne Championsin e ardhshem. Me pas, vitin tjeter, rrezikon akoma me shume, sepse do te peshojne edhe 400 milionet e merkatos.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.