Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

864 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

LAJM I FUNDIT – GJYKATA SPORTIVE DENON SPALLETTIN: JA DETAJET!

LAJM I FUNDIT – GJYKATA SPORTIVE DENON SPALLETTIN: JA DETAJET!
Inter Club Staff

Eshte e pabesueshme por e vertete. 

Ne fund te fundit, Luciano Spalletti eshte denuar nga Gjykata Sportive me nje dore te hekurt.

Pas largimit nga fusha e lojes ne minutat e fundit te Sampdoria-Inter, Gjykata Sportive e Federates Italiane ka vendosur ta denoje Luciano Spallettin me nje ndeshje pezullim.

Nje denim shume i rende ky duke pare ate qe Spalletti ka bere ne fushen e lojes: thjeshte ka festuar golin.

Gjykata Sportive ka komentuar keshtu denimin e tranjerit te Interit: 

“per shkak se ne minuten e 49 te pjeses se dyte, menjehere pas shenimit te golit te Interit, ai ka pasur nje sjellje polemizuese ne drejtim te arbitrit te katert te ndeshjes duke dale nga zona teknike.”

Tekniku zikalter nuk do te jete ne pankine ne ndeshjen e neserme ndaj Fiorentines.

Realisht, ky vendim i Federates Italiane dhe i Gjykates Sportive eshte dicka e pakuptimte kur edhe nga pamjet duket qarte se Luciano Spalletti ka festuar golin ne drejtim te kamerave dhe qellimi ai ka qene.

Eshte dicka qe ndodh shpesh ne futboll dhe ne Serie A dhe kurre askush nuk eshte denuar per kete. Madje ka pasur raste kur tranjeri i Juventusit Allegri ka perdorur edhe fjale te tipit “koke k***” ndaj arbitrave dhe asnje mase nuk eshte marre ndaj tij.

Me te vertete qe ne kete fillim sezoni po tentohet qe Interi te ndalet me te gjitha menyrat. Ndeshja ndaj Sassuolos, Parmes por edhe ajo ndaj Sampdorias e tregon me se miri kete.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.