Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

485 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

LAJM I FUNDIT – Marreveshje Inter-Cagliari per Nainggolan, pritet vetem zyrtarizimi: ja detajet

LAJM I FUNDIT – Marreveshje Inter-Cagliari per Nainggolan, pritet vetem zyrtarizimi: ja detajet
Inter Club Staff

Lajmet e fundit nga Italia jane me te vertete shume te rendesishme per sa i perket merkatos zikalter qe ka disa dite qe eshte e ndalur.

Kesaj radhe nuk ka te beje me asnje blerje, por me shitjen e njerit prej atyre qe jane “perjashtuar” nga klubi per sa i perket sezonit te ardhshem.

Po flasim per Radja Nainggolan qe pritet te largohet shume shpejt larg Interit ne drejtim te Cagliarit, skuader me te cilen eshte bere i famshem ne Itali.

Per arritjen e kesaj marreveshje ka qene thelbesore prezenca e presidentit te Cagliarit, Tommaso Giulini i cili ka ardhur ne zyrat e klubit zikalter bashke me belgun.

Dy klubet kane arritur keshtu marreveshjen finale per mesfushorin e datelindjes 1988 i cili duke pare se Interi nuk e deshiron me, mezi e ka pritur nje transferim tek qyteti qe ai dashuron.

Nderkohe, vetem pak minuta me pare, sipas asaj qe tregon Sky Sport Italia, presidenti i kuq e bluve sapo ka dale nga zyrat e Cagliarit shume entuziast.

Por habia e madhe ne te gjithe kete operacion eshte fakti se Nainggolan do te transferohet ne nje huazim falas tek Cagliari dhe madje Interi do te paguaje edhe 3,3 milione euro rroge.

Perfitimi i vetem i zikalterve ne kete mes do te jene 3 milione euro (gjysma e rroges) qe nuk do te peshojne me ne bilanc. Me te vertete pak.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.