Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,171 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja prapaskena menjehere pas vershellimes finale: “Nderkohe qe te gjithe vraponin drejt Sanchez, Marotta…”

Inter, ja prapaskena menjehere pas vershellimes finale: “Nderkohe qe te gjithe vraponin drejt Sanchez, Marotta…”
Inter Club Staff

Inter sapo ka fituar Superkupen e Italise ne nje ndeshje shume emocionuese ndaj Juventusit diten e djeshme ne Meazza.

Zikalterit nuk kane arritur te shenojne dot ne 90 minutat e lojes me shume se nje gol dhe fitorja ka ardhur vetem ne minuten e fundit te shteses prej 30 minutash: ne te 120.

Ka qene me te vertete nje gezim teper i madh ne Meazza ku tifozet zikalter kane shperthyer ne festime te medha pas atij goli te Alexis Sanchez.

Por nderkohe qe lojtaret kane nxituar te festojne te gjithe bashke menjehere pas vershellimes se arbitrit, ka pasur nje prapaskene te bukur per sa i perket Inzaghit.

Kete gje e tregon Sky Sport: “Nderkohe qe te gjithe po mendonin te festonin, nje njeri tek Interi ka menduar se per kete trofe duhet falenderuar ne vecanti Inzaghi.”

“Ky ka qene Beppe Marotta, qe ka nxituar edhe ai te futet ne fushe pas vershellimes se arbitrit per te perqafuar per disa sekonda me radhe tranjerin e Interit.”

“Ka qene nje takim shume i ngrohte qe ka treguar dy gjera kryesore: respektin e madh qe ata gezojne per njeri-tjetrin por edhe faktin se Marotta beri mire qe besoi te Inzaghi.”

“Normalisht rezultatet ne fushe po i japin te drejte dhe tashme Inzaghi po korr sukses te paimagjinueshem ne krahasim me ate qe flitej ne vere. Bravo vertete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.