Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

488 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Pas Handanovic, edhe dy lojtare te tjere dalin pozitiv me Covid19!

E FUNDIT – Pas Handanovic, edhe dy lojtare te tjere dalin pozitiv me Covid19!
Inter Club Staff

Me sa duket nuk ka asnje moment qetesie per skuadren zikalter qe po pergatitet per ndeshjen ndaj Sassuolos te shtunen.

Nje dite pasi ka dale pozitiv edhe Samir Handanovic pas pozitivitetit edhe te Danilo D’Ambrosio, ka ardhur nje lajm tjeter shume i keq.

Gjithcka eshte zbuluar nga gazetari shume afer Interit, Fabrizio Biasin i cili ka lajmeruar pak me pare ne Twitter.

Ai ka shkruar se ne kampin zikalter jane shtuar dy lojtare te tjere pozitiv, e njeri prej tyre eshte nje titullar i padiskutueshem i formacionit zikalter.

“Inter, pas Handanovic dhe D’Ambrosio, edhe De Vrij me Matias Vecino kane dale pozitive me Covid19.”

“Komplikohet keshtu gjithcka per zikalterit ne prag te ndeshjes me Sassuolon”, ka shkruar gazetari i njohur pak minuta me pare.

Tani priten edhe tamponet e tjera, nderkohe qe pritet edhe zyrtarizimi i ketyre dy rasteve nga klubi zikalter. Lajmi eshte konfirmuar edhe nga Corriere dello Sport.

Deri me tani ka shkuar ne plot kater numri i te prekurve me Covid19 ne skuadren zikalter dhe gjasat jane qe te rritet akoma me shume.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.