Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

765 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

LAJM I FUNDIT – “PIF do te bleje Interin? Vine konfirmimet e para: shume afer marreveshja me Suning. Mund te mbyllet perpara…”

LAJM I FUNDIT – “PIF do te bleje Interin? Vine konfirmimet e para: shume afer marreveshja me Suning. Mund te mbyllet perpara…”
Inter Club Staff

“Fondi saudit PIF me sa duket eshte vertete shume afer blerjes se Interit me Suning qe eshte gati te shese aksionet e saj”.

Kete gje sapo e ka thene sot gazetari shume i njohur i merkatos Enzo Bucchioni qe ne editorialin e tij jep konfirmime te tjera per kete histori.

Sipas tij, shitja eshte ne nje faze te avancuar dhe klubi zikalter mund te kaloje shume shpejt ne duart e sauditeve.

“Pasi kane blere Newcastle, sheiku Bin Selman a eshte i interesuar ende per Interin? Pergjigja e kesaj pyetje ka ardhur vetem ne oret e fundit.”

“Fondi PIF nuk e ka lene menjane aspak idene per te blere Interin keshtu madje perkundrazi, ata jane fuqishem ne gare per zikalterit.”

“Ne kete moment flitet se palet jane shume afer nje marreveshje dhe kalimi i plote i klubit mund te ndodhe edhe perpara Vitit te Ri.”

“Ka disa studime te specializuara qe jane bere dhe jane pare me nje kujdes maksimal te gjitha llogarite e Interit.”

“Shume persona afer klubit dhe qe jane prej kohesh ne boten financiare betohen per nje marreveshje te arritur dhe per nje shifer afer nje miliarde euro.”

“Priten vetem konfirmime. Por nese keto konfirmime do te vine, atehere Interi do te behet klubi i pare ne Itali ne pronesi te sheikeve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.