Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 2, 2022

Scroll to top

Top

1,046 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

LAJM I FUNDIT – Pothuajse zyrtare data e derbit Milan-Inter

LAJM I FUNDIT – Pothuajse zyrtare data e derbit Milan-Inter
Inter Club Staff

Humbja e Milanit ndaj Arsenalit sot ne Londer 3-1 (5-1 rezultati i te dyja ndeshjeve) duket se ka bere te lumtur shume sportdashes por me shume, tifozet e Interit.

Mbase nuk ka te beje shume me lajmin e humbjes, por me faktin se keshtu afrohet derbi i Milanos dhe se me ne fund do te kemi nje date zyrtare per kete ndeshje.

Sipas asaj qe ka thene Federata Italiane, derbi mund te luhet ne daten 03 ose 04 prill, gjithmone nese Milani eleminohej ndaj Arsenalit ne Europa League, gje qe ndodhi sot ku Milano sapo ka humbur para pak mintuash me rezultatin 3-1.

“Vendimi do te meret sapo te kete qartesi mbi rrugetimin e Milanit ne Europe.” – ka deklaruar pak dite me pare presidenti i Lega Pro.

Milani keshtu eshte zyrtarisht jashte Europes dhe tani zyrtarizimi i dates se derbit do te jete thjesht nje formalitet: do te jete 03 ose 04 prill.

“Rregullorja detyron qe rekuperimi i ndeshjeve te shtyra te behet 15 dite qe prej dites qe eshte mare vendimi ose ne dritaren e pare te lire. Keshtu ka qene per ndeshjet e tjera.” – ka shkruar para pak diteve Gazzetta dello Sport.

“Milani, qe luan ne shtepi, ka propozuar qe derbyn ta luaje ne datat festive 25 prill ose 1 maj: nje menyre – tregojne ne rrugen Aldo Rossi – per ti dhene nje mundesi tifozeve te jene me shumice prezent. Por sipas Federates, kjo eshte nje date shume larg ne kalendar, duke pare uniformitetin e kompeticionit.”

“Nga ana tjeter, Interi nuk ka qene dakord: zikalterit kane kerkuar qe cdo gje te behet sipas rregullores dhe derbi te luhet sa me pare te jete e mundur.”

Koha te behemi gati, vetem per pak dite me ne fund do te kemi nje derbi!

No automatic alt text available.

Nderkohe, sic e kemi konfirmuar edhe me pare, jane zyrtarizuar datat dhe oraret e gjashte ndeshjeve te tjera qe jane per tu rekuperuar:

TE MARTEN, 3 PRILL, ORA 18:30:

Atalanta-Sampdoria, Genoa-Cagliari e Udinese-Fiorentina

TE MERKUREN, 04 PRILL, ORA 17:00 dhe 18:30:

Benevento-Verona, Chievo-Sassuolo dhe Torino-Crotone

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.