Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

808 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

LAJM I FUNDIT – Serie A, rrezikon te shtyhet java e pare: ja pse!

LAJM I FUNDIT –  Serie A, rrezikon te shtyhet java e pare: ja pse!
Inter Club Staff

Atehere kur nuk pritej, nje lajm i ketyre minutave tregon se java e pare e Serie A mund te shtyhet. 

E gjitha ka te beje me tragjedine e qytetit te Genoas, ku Ponte Morandi (Ura Morandi) u rrezua ne menyre te papritur dhe pas saj la te 39 viktima dhe 16 te plagosur.

Ura ishte pjese e Autostrades A10 dhe bente pjese ne nje nga akset me te perdorura ne Itali.

Kjo eshte nje tragjedi me permasa kombetare dhe qeveria e Italise ka shpallur dite zie nderkombetare per kete fakt.

Image result for ponte morandi

Nderkohe qe po priten lajme nese ka viktima te tjera sepse ka ende shume rrenoja dhe makina dhe shtepi poshte ures, disa media ne itali lajmerojne se ne rrezik eshte e gjithe java e pare e Serie A.

Kampionati Italian pritet te filloje te shtunen, date 18 gusht dhe java e pare do te luhet ne kete fundjave qe vjen.

Por ne keto ore duket se qellimi i Qeverise Italiane eshte qe ta shtyje te gjithe javen e pare te Serie A per kete shkak.

Vendimi do te merret sot pasdite sepse pritet qe e shtuna te shpallet dite zie kombetare ne Itali.

Asgje nuk eshte vendosur ende dhe priten lajme te tjera qe te konfirmojne gjithcka me lart, por duket se po shkohet drejt ketij vendimi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.