Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 19, 2019

Scroll to top

Top

577 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

LAJM I FUNDIT – Tranjeri i Kroacise Zlatko Dalic nderron mendje per Vrsaljko: lojtari zikalter do te…

LAJM I FUNDIT – Tranjeri i Kroacise Zlatko Dalic nderron mendje per Vrsaljko: lojtari zikalter do te…
Inter Club Staff

Vetem pak minuta me pare lajmeruam listen me 12 lojtaret e Interit te grumbulluar nga tranjeret respektiv te kombetareve. 

Ne kete liste benin pjese edhe tre kroatet: Ivan Perisic, Marcelo Brozovic por edhe Sime Vrslajko qe dje pas shume kohes ka luajtur nje ndeshje me Interin.

Sime ka qene per me shume se 1 muaj jashte fushave pas nje demtimi te pesuar me kombetaren e tij.

Problemi qe ai ka pasur ka qene ne gju dhe eshte nje problem i vjeter sepse edhe me pare Vrsaljko ka vuajtur nga ky demtim. Prandaj edhe stafi mjekesor i klubit eshte treguar teper i duruar me te.

Pikerisht per kete fakt te shumte ishin ata qe u habiten per grumbullimin e kroatit perseri nga kombetarja edhe pse ai vjen nga nje periudhe e gjate jashte fushave.

Por habia zgjati shume pak sepse vetem disa minuta me pare, tranjeri i Kroacise, Zlatko Dalic ka lajmeruar se Sime Vrsaljko nuk do te grumbullohet por do te qendroje ne Milano gjate ketyre dy javeve.

Shkak per kete ka qene gjendja e tij jo optimale dhe pas raporteve te marra nga stafi mjeksor i Interit eshte mare vendimi i perbashket qe  te mos grumbullohet ne kete ndeshje.

Ne vend te Sime Vrsaljko, eshte grumbulluar Karlo Bartolec i skuadres se Nordsjaelland i cili eshte grumbulluar per here te pare ne karrieren e tij me kombetaren.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.