
LAJM I FUNDIT – Walter Sabatini jep doreheqjen?
Lajm i fundit nga Gazzetta dello Sport ne keto minuta.
Ajo qe sjell ne edicionin e saj online e perditshmja italiane ben buje.
Sipas Gazzettes, dy jave me pare Walter Sabatini ka kerkuar qe te zgjidhe kontraten qe e lidh me Suning ne menyre perfundimtare.
Per momentin nuk dihen ende arsyet, por e perditshmja italiane thote se kane te bejne me veshtiresite e koordinatorit te anes teknike te Suning Sports ne merkaton e janarit.
Sabatinit nuk i ka pelqyer aspak autonomia e munguar e tij ne merkaton e dimirt, kur i kane deshtuar tratativat per te sjelle tek Interi Ramires, Javier Pastore dhe Alex Teixeira.
Per me shume, Sabatini nuk ndihet ne gjendje ta vazhdoje dot detyren e tij ashtu sic duhet me Fair Play Financiar ne fuqi dhe me bllokimet nga qeveria Kineze.
Sot per sot, Suning nuk e ka pranuar ende doreheqjen e menaxherit por ne ditet e ardhshme do te kete nje takim ndermjet paleve per te sqaruar komplet situaten.
Gazzetta dello Sport nderkohe sqaron se vendimi i Sabatinit nuk ka te beje aspak me fundin e mardhenes se Fabio Capellos me Jiangsu Suning.
Kujtojme qe Walter Sabatini ka pasur nje kontrate qe e lidhte direkt me gjigandin kinez Suning ku kishte funksione drejtuese tek pjesa teknike e skuadrave sportive Jiangsu Suning dhe Inter, por nuk ishte i lidhur direkt me Interin.