Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

289 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Lajm i keq per Interin dhe Stefan De Vrij: hollandezi ka pesuar nje demtim dhe do te mungoje ndaj Lazios!

E FUNDIT – Lajm i keq per Interin dhe Stefan De Vrij: hollandezi ka pesuar nje demtim dhe do te mungoje ndaj Lazios!
Inter Club Staff

Nuk jane lajme shume te mira ato qe kane ardhur pak minuta me pare nga Milano per sa i perket gjendjes se Stefan De Vrij. 

Ja cfare ka shkruar Interi ne komunikaten e saj zyrtare:

“Ne mengjesin e sotem, Stefan De Vrij i eshte nenshtruar rezonances magnetike pas problemit te pesuar me Kombetaren e Hollandes.”

“Keto kontrolle kane vene ne dukje nje problem ne kofshen e tij te djathte. Keshtu menjehere per De Vrij eshte percaktuar nje pune e personalizuar dhe kushtet e tij do te vleresohen ndeshje pas ndeshje.”

“Ai do te vazhdoje me kete stervitje te personalizuar deri ne javen e ardhshme.”

Kete ka shkruar Interi e cila njofton se De Vrij i ka zhvilluar tashme te gjitha kontrollet e nevojshme per te percaktuar shkallen e demtimit. Ky demtim nuk e lejoi ate qe te luante dy ndeshjet me Hollanden por me sa duket ai te humbase ndeshjen me Lazion me siguri dhe pas saj do te percaktohet nese ka pasur permiresim apo jo.

Kjo eshte hera e trete qe ish-hollandezi i Lazios nuk luan dot ndaj ish-skuadres se tij. Sfida e fundit Inter-Lazio e luajtur nga ai eshte ajo e 2018 ku ai kishte ende bluzen e Lazios dhe ndeshja ne Olimpico nxori fitues Interin qe mori edhe kualifikimin ne Champions League.

Ky nuk eshte aspak nje lajm i mire per Interin qe do te luaje me Skriniar dhe Mrianden ndaj Lazios. Braziliani ka qene i grumbulluar me kombetaren e tij por ka qene ne pankine kunder Republikes Ceke.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.