Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

722 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E BUJSHME NGA GAZZETTA: “Lukaku mund te rikthehet vertete te Inter? Ja cfare po ndodh. E mbani mend kur…”

E BUJSHME NGA GAZZETTA: “Lukaku mund te rikthehet vertete te Inter? Ja cfare po ndodh. E mbani mend kur…”
Inter Club Staff

Deklaratat e fundit te Romelu Lukaku per Sky, ku dje kemi lexuar vetem disa fjale sepse sot do te publikohen fjalet e plota, kane bere te diskutohet shume.

Kane qene tifozet e Interit qe jane ndare me dysh nga keto deklarata por keto fjale kane bere te diskutoje i gjithe ambienti sportiv ne Itali.

Por belgu ka thene fjale te qarta: “I kerkoj falje tifozeve te Interit per menyren si u largova. Shpresoj te kthehem nje dite por jo ne fund te karrieres”.

E vertete qe intervista eshte e regjistruar pak dite me pare dhe pas saj Big Rom eshte kthyer te shenoje me Chelsean, por situata eshte e komplikuar ne Londer per te.

Por pyetja e madhe eshte: a eshte e vertete qe Lukaku mund te rikthehet tek Inter?

“Kjo enderr qe te realizohet, mund te behet vetem me akrobacine e nje huazimi te thjeshte, ku Chelsea do te paguante edhe nje pjese te rroges.”

“Sepse Lukaku ne gjashte muajt e ardhshem do te marre 9 milione euro page. Kjo nuk ka shans te ndodhe, te pakten ne janar.

“Nderkohe, Beppe Marotta njihet si njeriu i goditjeve te pamundura. Ai eshte i specializuar ne keto lloj goditjesh.”

“Problemi i vetem eshte se Big Rom tani eshte ne nje nivel pagash ku Interi nuk afrohet dot. Do te ishte e pamundur, vetem nese ai pranon uljen e pages.”

“Por vetem koha do e tregoje nese do te shohim nje Lukaku-2 tek Interi, por duket shume e cuditshme qe vetem pak dite me pare Piero Ausilio tha: “A do ta merrja perseri Lukaku ne Milano? Po, vetem ne huazim ama…”.”

“Jane fjale qe ne kete moment mund te duken jo te rastesishme…”, e mbyll shkrimin e saj Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.