Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

361 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

LAJME TE MIRA – Inter-Skriniar, jane rihapur bisedimet per rinovimin: ja kerkesa dhe oferta!

LAJME TE MIRA – Inter-Skriniar, jane rihapur bisedimet per rinovimin: ja kerkesa dhe oferta!
Inter Club Staff

Interi po vazhdon punen e saj ne shtepi per te blinduar diamantet e saj.

Pasi ka plotesuar skuadren e Spallettit me lojtare me kualitet, Piero Ausilio tashme prej kohesh ka fillaur kontaktet me agjentet e Milan Skriniar per zgjatjen e kontrates se ketij te fundit qe do i ofroje sllovakut edhe nje rritje te rroges.

Qe ne vere ka qene deshira per te vazhduar perpara se bashku, por tani qe sezoni ka filluar, bisedimet jane ne nje pike te mire.

Sipas asaj qe tregon FcInterNews.it, nje marreveshje verbale eshte gjetur disa muaj me pare per 2,5 milione euro ne sezon per sllovakun, por ka pasur nje hap prapa sepse ne ate moment ka ardhur oferta e Manchester United (65 milione euro per Interin) dhe agjentet e Skriniar ne kete moment kane kerkuar me shume rroge per lojtarin duke pare vleren e tij ne merkato.

Keshtu kerkesa e re e agjentit eshte 3,5 milione euro ne vit. 

Interi eshte treguar e hapur per dialog per te arritur ne nje marreveshje te re duke pare rendesine e Skriniar per skuadren zikalter.

E keshtu, nje marreveshje mund te gjendet ndermjet paleve ne nje rruge te mesme qe shikon Skriniar me 3 milione euro rroge vjetore plus disa bonuese lehtesisht te kapshem nga sllovaku.

Deshira eshte qe te rinovohet kontrata e sllovakut dhe nje sinjal i qarte qe Interi deshiron ti mbaje ne skuader lojtaret me te mire te saj e qe as nuk mendon ti shese.

E ky natyrisht qe eshte nje sinjal shume i mire edhe per tifozet e Interit qe nga nje si Skriniar nuk do te hiqnin dore kurre!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.