Largim nga Inter? Brozovic ‘shperthen’ ne rrjete sociale: “Nuk kam folur kurre, por ka ardhur momenti te them se e dashuroj kete bluze.”
Marcelo Brozovic ka vendosur qe te marre ne duar vete situaten dhe qe te beje qe zeri i tij te degjohet njehere e mire.
Pas pergjigjeve “enigmatike” ne instagram teksa i kishte kthyer disa tifozeve me ironi, dhe pas shume zerave te merkatos qe e japin edhe afer Bayern Munich, ai nuk ka duruar dot dhe ka shperthyer ne instagram.
Mesfushori kroat i Interit ka thene se e dashuron bluzen zikalter dhe se nuk e imagjinon dot nje te ardhme larg Milanos. Nderkohe, me poshte mund te gjeni fjalet e tij te plota ne shqip.
“I dashur popull zikalter, per te gjithe respektin qe kam ne drejtim te kesaj bluze, nuk kam folur me pare.”
🚨- KOHA ËSHTË TANI! 👇
– 15 ditë nga mbyllja e anëtarësimeve! ⏰
Eja dhe bëhu një anëtar zyrtar i Interit në Shqipëri: të qënit pjesë e familjes zikaltër është një gjest dashurie ndaj klubit të zemres! 🖤💙
Për çdo pyetje mund të na shkruani në WhatsApp: +355695651111! 📱 pic.twitter.com/ezj0vQ66cd
— Inter Club Albania (@InterClubAlb) September 1, 2020
“Nuk kam dashur te replikoj me te gjitha gjerat qe jane shkruar ne drejtimin tim ne javet e fundit dhe nuk do e bej as tani.”
“Mund te them vetem se une kam dhene gjithcka nga vetja ime per kete fanelle dhe per kete qytet ku ndihem me te vertete si ne shtepi.”
“Mendoj se kam dhuruar edhe disa emocione, sa per te kujtuar nje, si ne rastin kur bashke ndame gezimet e derbit.”
“Une e dashuroj kete fanelle, e dashuroj Milanon dhe mezi po pres te luftoj ne fushe me fanellen zikalter ende per nje kohe te gjate. Forza Inter!”
Keto kane qene fjalet e Brozovic keshtu qe tenton te largoje keshtu te gjithe zerat e largimit te tij te mundshem nga Milano.
Nuk dihet ende nese Brozovic e ka bere kete postim per te treguar se nuk ka asgje te vertete nga keto zera, apo per te treguar se nuk do te levize nga Milano perpara asnje oferte.