Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

312 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Largimi i Lautaros? Interi nuk ka ndaluar kurre se enderruari kampionin ‘e ndaluar’: e ka pranuar vete Marotta!

Largimi i Lautaros? Interi nuk ka ndaluar kurre se enderruari kampionin ‘e ndaluar’: e ka pranuar vete Marotta!
Inter Club Staff

Interi do te vazhdoje me te gjitha menyrat per te mbajtur ne Milano sulmuesin e saj Lautaro Martinez.

Klubi ziklater nuk ka rene aspak nga kerkesa e saj fillestare prej 111 milione eurosh e cila perkon me klauzolen e lojtarit.

Por nuk ka rene aspak edhe Conte i cili keto dite ne Appiano Gentile ka filluar punen bindese per te bindur lojtarin te qendroje tek Interi.

Gjithesesi ne kete moment duket i sigurt vullneti i lojtarit argjentinas per tu bashkuar me Barcelonen dhe Messin, edhe pse nuk e ka forcuar doren me Interin.

Ne rast se Lautaro Martinez do te transferohej ne Katalunje, jane te shumte emrat qe jane bere me dije se mund te vijne tek Interi.

Shume prej ketyre jane emra te rendesishem. Sipas asaj qe tregohet ne Spanje nga donbalon.com, zikalterit kane vene ne qender te listes se tyre Federico Chiesa te Fiorentines, edhe pse nuk jane dakort me 70 milione eurot qe kerkon Fiorentina.

Por sipas te perditshmes spanjolle, Interi nuk ka ndalur kurre se enderruari nje lojtar ne vecanti: Paolo Dybala.

Ai eshte permendur edhe ne veren e 2019 per nje kalim te mundshem tek Interi tek nje mega-shkembim me Mauro Icardin qe perfundoi tek Paris Saint-Germain.

Eshte pikerisht ai kampioni i ndaluar qe enderron Interi dhe Marotta. I ndaluar sepse Juventusi nuk do te pranonte kurre ta shiste tek Interi ashtu si Interi nuk pranoi asnjehere te shiste Icardin tek ata.

Qe Interi e ka kerkuar eshte nej fakt dhe eshte konfirmuar nga vete Beppe Marotta ne nje interviste te dhene per Sky Sport.

Nuk do te jete e thjeshte por e sigurt eshte qe Interi vazhdon ta enderroje Paolo Dybala. Por te arrihet tek ai ka me rreth 1% mundesi tregon Don Balon.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.