Lautaro ankohet per San Siron pas ndeshje: “Ne beme ate qe duhej por nuk e kuptoj se si mund te luajme ne nje…”
Nje fitore e rendesishme dhe bindese me Spezian dhe direkt pas ndeshjes Lautaro Martinez ka dale perpara mikrofonave te DAZN.
Keto kane qene fjalet e tij ku nder te tjera, Lautaro Martinez eshte ankuar edhe per gjendjen e fushes se Meazzes.
Nje fitore e rendesishme. Tani keni vene shume presion per Milan dhe Napolin.
“Kemi bere ate qe duhet te benim, te fitonim ne shtepi. Me vjen keq, por terreni i San Siros nuk ka qene shume i mire. E kemi vuajtur.”
“Ketu terreni nukk a qene optimal, keshtu eshte e veshtire te luajme lojen tone. Fusha duhet te jete ne lartesine e duhur dhe keshtu nuk shkon. Shpresoj ta vene ne vend.”
Cfare ka ndryshuar ne krahasim me vitin e shkuar ne menyren tende per te luajtur?
“Mbase jam me i qete, kam mesuar shume nga Conte dhe jam rritur shume si fizikisht, por edhe teknikisht. E falenderoj dhe sot mundohem te permiresohem dhe te jap me te miren time per Interin.”
Ndeshja ndaj Romes?
“Nje ndeshje shume e rendesishme dhe me siguri qe do te luftohet shume. Nuk kane rendesi mungesat e tyre, ne duhet te mendojme per veten tone.”