Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

446 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro, ‘babai’ Milito: “Diego me ka treguar dy gjera qe me kane mbetur ne mendje e nuk do i harroj kurre.”

Lautaro, ‘babai’ Milito: “Diego me ka treguar dy gjera qe me kane mbetur ne mendje e nuk do i harroj kurre.”
Inter Club Staff

Lautaro Martinez eshte nje nga lojtaret me me shume pritshmeri per tifozet zikalter. 

Ai ne ditet e fundit ka pasur nje problem fizik qe e ka ndaluar te luaje me Interin ndaj Bolognes por  e ka ndaluar te luaje edhe me kombetaren e tij ku ishte i grumbulluar.

E keshtu, nderkohe qe pritet te rikthehet ne Milano nga ora ne ore, ai ka dhene nje interviste tjeter te gjate per mediat ne argjentine te cilen do e postojme te plote pak me vone, por ai pervec Mauro Icardit, njeriu qe e ka mbajtur me afer se te gjithe ne shtepine Inter, duket se ka treguar se jo pak ndikim ne karrieren e tij ka edhe nje nga legjendat e Interit.

Behet fjale per Diego Milito, heroin e tripletes zikalter qe duket se nderkohe qe ka qene tek Racing Avellaneda si team manager, ka pasur nje ndikim jo te vogel tek lojtari dhe tek tratativa e tij me Interin.

Per kete ka folur pikerisht Lautaro qe ka zbuluar:

“Diego Milito me ka ndihmuar shume brenda dhe jashte fushe.”

“Sidomos ne momentet e para qe erdha tek Racing, ishte ai qe me priste dhe me tregonte gjithcka.”

“Tani qe jam larg me telefonon here pas here, me pyet si jam. Tregon kujdes ndaj meje dite pas dite.”

“Une i jam shume mirenjohes sepse ai me ka thene dy gjera kur luante ende futboll qe me kane mbetur pergjithmone ne mendje e une nuk do i harroj kurre.”

“Cfare? E cfare kuptimi do te kishte ti thoja perpara mediave. I mbaj per vete e nuk i harroj kurre.”

Keshtu, edhe njhere tjeter Lautaro ka treguar personin qe ka ndikuar me shume tek zgjedhja Inter per te.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.