Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

359 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro, flet agjenti: “Ja kush eshte Sergio Zarate dhe lidhja e tij me Lautaron. Duhet te dini qe ajo qe ka thene eshte nje opinion personal.”

Lautaro, flet agjenti: “Ja kush eshte Sergio Zarate dhe lidhja e tij me Lautaron. Duhet te dini qe ajo qe ka thene eshte nje opinion personal.”
Inter Club Staff

Deklaratat e Sergio Zarate, qe ka dhene si dicka te mbaruar transferimin tek Barcelona te Lautaro Martinez, kane bere qe te diskutohet jo pak diten e djeshme dhe sot. 

Shume media boterore dhe italiane e kane cituar Sergio Zarate si agjent te Lautaro Martinez, por realiteti eshte ndryshe.

Ne realitet, Sergio, eshte vetem vellai i Rolando Zarate, ortak i Neto Yaque, agjenti i vertete i Lautaro Martinez.

I njejti Beto Yaque, ka theksuar kete gje ne nje deklarate per inter-news.it: “Dua te shpjegoj gjithcka shume shpejt dhe shume shkurt.”

Agent Of Inter Striker Lautaro Martinez Beto Yaque Clarifies That ...

“Sergio Zarate eshte vellai i Rolando Zarate qe eshte ortaku im. Kaq. Ai nuk ka absolutisht asnje lidhje tjeter me ne.”

“Ka dhene opinionin e tij personal per Lautaro Martinez ashtu si mund te beje cdo njeri i lire ne kete bote. Por nuk ka asnje lidhje me mua per sa i perket menaxhimit te Lautaros.”

“Ai eshte thjesht vellai i ortakut tim.”

Nderkohe qe ky ka qene shpjegimi i agjentit te Lautaros, natyrisht qe fjalet e Zarates qe as nuk ka lidhje me menaxhimin e Lautaros te lene nje shije te hidhur sepse pikerisht sepse ai eshte vellai i nje prej ortakeve te Lautaros nuk duhet ti lejoje vetes keto dalje publike qe mund te demtojne Lautaron ne raport me klubin dhe tifozerine.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.