Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

501 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro flet perseri: “Ja cfare i thashe Contes perpara ndeshjes. Qe ai eshte nje…”

Lautaro flet perseri: “Ja cfare i thashe Contes perpara ndeshjes. Qe ai eshte nje…”
Inter Club Staff

Interi ka mundur Sassuolon dhe ka gjetur fitoren e dhjete radhazi duke kaluar keshtu ne plot +11 pike ndaj Milanit.

Por menjehere pas ndeshjes, pasi eshte ndalur per mikrofonat e DAZN, Lautaro Martinez ka folur edhe per INTER TV.

Keto kane qene fjalet e tij: “Sa i rendesishem ka qene goli i sotshem? Shume sepse ishte goli i dyte edhe pse rezultati u vendos ne diskutim me vone.”

“Duhej nje fitore ne nje ndeshje te prapambetur, sepse ishte si nje bonus qe kishim per te kaluar edhe me lart me diference pikesh.”

“Jemi te lumtur sepse ne punojme per kete, per te fituar. Sot kemi pasur perballe nje skuader teper te mire. Pergezime atyre.”

Ne 23 golat e fundit te Interit, 15 jane golat e tu dhe te Lukakut. Cfare do te thote te luash perkrah nje sulmuesi te tille?

“Jemi shume te lumtur. Une jam i lumtur te luaj me te dhe ai eshte i lumtur qe luan me mua. Jemi te lumtur te dy.”

“Por edhe kur Alexis futet edhe ne stervitje, ai na permireson te dyve ne. Eshte nje kompeticion i shendoshe. Dua te rris nivelin tim bashke me ta.”

Cfare raporti ke me Conten, tranjerin zikalter?

“Ne fakt kam folur me Conten para ndeshjes dhe kam dashur ti them atij faleminderit per gjithcka. E ndjeva te flisja me te dhe fola. I thashe qe me ka rritur shume, si njeri dhe si lojtar. Ai dhe shoket mua me japin besim dhe me motivojne. Do i jem falenderues gjithmone.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.