Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

636 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro, gjendet celesi… por jo nga Barcelona. Tek Interi ekziston nje emer qe i kenaq te gjithe: ja detajet!

Lautaro, gjendet celesi… por jo nga Barcelona. Tek Interi ekziston nje emer qe i kenaq te gjithe: ja detajet!
Inter Club Staff

Tratativa qe mund te dergoje Lautaro Martinez tek Barcelona eshte shume afer nje zhvillimi te rendesishem. 

Kjo sipas te rejave qe vijne nga edicioni i perditshem i Corriere dello Sport, qe flet per nje aks merkatoje te nxehte.

Sipas tyre, zerat e diteve te kaluara nuk kane qene aq te pabaza, sepse ka dicka shume te vertete ne te gjithe kete histori.

Me sa duket, behet fjale per aksin Milano-Barcelona-Manchester City. Po, sepse celesi i marreveshjes mund te vije pikerisht nga… Premier League.

Aty luan Joao Cancelo, qe ka qene zikalter edhe ne sezonin 2017-2018 dhe qe nuk u ble dot nga Valencia.

Ne ate kohe Interi kishte probleme te rendesishme me Fair Play Financiar dhe nuk kishte mundesi ekonomike qe ta blinte.

Por tani, situata ka ndryshuar ne menyre te rendesishme dhe tek Interi jane te bindur qe ky mund te jete momenti i duhur.

Cancelo mund te hyje ne nje shkembim ndermjet City dhe Barcelones, me Semedo gati te fluturoje per ne Manchester dhe portugezi ne Katalunje.

Por vetem sa per nje xhiro, sepse ky operacion parashikon qe Cancelo me pas te kaloje tek Interi si lojtar shkembimi per Lautaro Martinez.

Kjo eshte hipoteza e Corriere dello Sport e cila vazhdon edhe me tej, por te kujton te njejtat zera te dale per kete operacion dite me pare.

“Lautaro per Cancelo: mos u cudisni, eshte nje shkembim qe mund te behet vertete dhe nje shkembim qe kenaq Interin mbi te gjitha.”

“Tek zikalterit do te rikthehej nje mbrojtes krahu, i vetmi ne fakt, qe ka shkelqyer pas Maicon ne ato ane.”

“Kjo mund te jete menyra per te dribluar 111 milione eurot nderkohe nga ana e Barcelones por ne te njejten kohe, duke gjetur edhe dakordesine e Interit.”

“Zikalterit kerkojne prej kohesh nje lojtar te krahut te djahte dhe portugezi per kenaqesine e Interit, i permbush te gjitha keto kerkesa.”

“Nje trekendesh operacioni qe perfshin tre skuadra te medha: nga Manchester City shkon Cancelo tek Barcelona, Semedo nga Barcelona tek Manchester dhe me pas Lautaro ne Barcelone dhe Cancelo ne Milano.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.