Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

527 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro, Interi e ka mposhtur perfundimisht Barcelonen? Diten e djeshme ka ardhur vendimi drastik!

Lautaro, Interi e ka mposhtur perfundimisht Barcelonen? Diten e djeshme ka ardhur vendimi drastik!
Inter Club Staff

Lautaro Martinez dhe Luis Suarez duket se i kane fatet e nderthurura me njeri-tjetrin.

Kete gje e shpjegon Mundo Deportivo ne Spanje e cila tregon se si sulmi i Barcelones per argjentinasin e Interit do te nise vetem nese iken uruguajani.

Ky i fundit ka 11 vite me shume se Lautaro, por pritet te qendroje dhe nje sezon. Per gazeten katalanase, Suarez nderkohe ka nje oferte nga USA ndersa Barcelona i ka dhene fjalen Lautaros.

Nese gjerat do te shkojne jo ashtu si Barcelona ka menduar, cdo gje do te shtyhet per sezonin e ardhshem.

Ne kete moment, sipas asaj qe shpjegon Mundo Deportivo, Interi e ka mposhtur totalisht Barcelonen per ceshtje ekonomike.

Interi kerkon 111 milione euro per lojtarin: 80 plus nje lojtar ne kembim. Per kete arsye, Barcelona ndihet e pafuqishme sepse nuk i ka keto para.

Keshtu, diten e djeshme Barca ka marre vendimin drastik: ose vjen Lautaro, ose qendron Suarez. I dyti nuk largohet dot nese Lautaro nuk eshte i sigurt.

Te dy bashke? E pamundur, kjo edhe sepse Suarez nuk do te qendronte te Barcelona per te ndenjur ne pankine.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.