Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

318 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro ka mahnitur Argjentinen, ne moshen e tij me mire vetem Messi: ja shifrat e cmendura

Lautaro ka mahnitur Argjentinen, ne moshen e tij me mire vetem Messi: ja shifrat e cmendura
Inter Club Staff

Numra shume te rendesishem, numra te jashtezakonshem.

Keto numra jane te atij qe po ndjek rrugen e me te mireve dhe qe ben pjese ne nje klub qe i ka dhene mundesine ne muajt e fundit qe te vihet ne dukje.

Statistikat flasin qarte me Argjentinen: Lautaro Martinez po behet me te vertete nje sulmues i madh.

Ne moshen e tij ne fakt, ashtu si tregon La Gazzetta dello Sport, vetem madheria e tij Messi ka bere me mire me fanellen e Argjentines. Nderkohe, tifozet e Interit enderrojne.

Ja cfare shkruan e perditshmja italiane sot: “Madheria e tij Messi eshte gjithmone per tu vendosur ne nje klasifikim tjeter, ne cdo gje. Sepse ai eshte nje jashtetokesor ne boten e futbollit.”

“Ai e ka nisur heret duke shenuar shume dhe duke dribluar pafund. Asnje krahasim me te. Le te jemi te qarte ketu. Por ndermjet lojtareve te medhenj te Argjentines qe luajne ende futboll, Lautaro Martinez eshte vetem 22 vjec dhe vetem ai i eshte afruar mrekullive te La Pulce.”

“Tripleta e se martes ne darke e Lautaros ne 4-0 e Argjentines se Meksikes ka derguar sulmuesi ne Interit vetem nje grade poshte Messit, pas shpines se tij, por mbi te gjitha perpara njerezve si Sergio Aguero dhe shume larg nga Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala.”

“Per ta kuptuar me mire, Messi ne moshen e Tors (22 vjec e 20 dite) kishte nje rekord me Argjentinen me 39 ndeshje dhe 12 gola.”

“Lautaro nderkohe eshte pak me poshte se nje mesatare ne 1 gol per ndeshje (0,69: shume e larte si mesatare) me 9 gola ne 13 ndeshje dhe ka lene pas tij El Kun Aguero qe ne moshen e tij kishte luajtur 18 ndeshje me Argjentinen duke shenuar 6 here.”

“Paraqitjet e dy juventineve nderkohe jane shume larg: Pipita debutoi 21 vjec e 10 muaj dhe eshte shume larg Lautaros sepse ne ate kohe ai kishe shenuar vetem 3 gola kur ishe ne moshen e Lautaros.”

“Nderkohe, Dybala asnje gol dhe vetem 44 minuta ne fushe ne moshen e Lautaros.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.