Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

583 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro: “Kam folur me Conten ne telefon, ja cfare me ka thene. Jam gati te jap gjithcka.”

Lautaro: “Kam folur me Conten ne telefon, ja cfare me ka thene. Jam gati te jap gjithcka.”
Inter Club Staff

Lautaro Martinez, menjehere sapo eshte rikthyer nga pushimet verore ne Pinetina, eshte stervitur per here te pare me shoket e skuadres. 

Por pas stervitjes ai eshte ndalur per mikrofonat e Inter TV ku ka folur per stacionin me tematike zikalter.

Mire se erdhe ne Milano, Lautaro. Si ka ecur rikthimi?

“Jam rikthyer dhe jam shume i lumtur sepse jam rikthyer duke u stervitur menjehere. Kam perfituar nga ditet e pushimeve per tu qetesuar dhe per tu zbavitur. Tani jam ketu bashke me shoket e skuadres dhe po pergatitemi per tu perballur sa me mire me kete sezon.”

I je bashkuar grupit vetem tani, cfare eksperience ka qene per ty Kupa e Amerikes?

“Ka qene nje eksperience shume e bukur. Ne nivel personal, jam shume i lumtur. Por ashtu si kam thene edhe me perpara tani mendoj vetem tek Interi dhe per te dhene maksimumin tim ketu. Shpresoj qe ne kete sezon te arrijme objektiva te rendesishem.

Shoke te vjeter, te rinj, cfare ndjesie te kane dhene?

“Po formohet nje grup me te vertete i bukur edhe me trnajerin e ri. Kjo eshte dicka shume e rendesishme sepse per te arritur objektiva te medhenj duhet qe te stervitemi me vullnet. Ne jemi gati te japim gjithcka dhe me te miren tone per objektivat qe i kemi vene vetes.”

A ke folur me Conten?

“Kam pasur shansin te flas me Conten ketu, por jemi degjuar edhe ne telefon kater apo pese here. Kemi folur gjate, ai me ka thene se eshte shume i perqendruar tek puna, qe ka besim dhe une jam shume i lumtur qe jam ketu ne nje grup te ri dhe shpresoj qe gjithcka te shkoje mire.

Tani e ka radhen ndeshja me Tottenham…

“Kam shume deshire per tu rikthyer ne fushe, kam deshire te luaj, kete jave do te punoj fort dhe pastaj ta vendose tranjeri nese duhet te luaj qe tani apo jo.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.