Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

360 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro, Marotta ka nje pakt te fshehte me Barcelonen? “Gjithcka ka te beje vetem e vetem me perfundimin sa me mire te sezonit…”

Lautaro, Marotta ka nje pakt te fshehte me Barcelonen? “Gjithcka ka te beje vetem e vetem me perfundimin sa me mire te sezonit…”
Inter Club Staff

Ceshtja Lautaro Martinez po vazhdon te mbaje pezull ambjentin zikalter ne Appiano Gentile por edhe tifozet zikalter.

Lojtari i ka degjuar shume mire sirenat nga Barcelona dhe eshte dakort me nje transferim atje edhe pse dicka te tille nuk e ka pranuar asnjehere publikisht.

Keto sirena i ka degjuar edhe Interi, qe per vullnetin e Steven Zhang, ka ngritur nje mur te larte per tu mbrojtur nga cdo sulm.

Zikalterit kane qene te qarte: deshironi Lautaro Martinez?

Shume mire, ejani me 111 milione euro cash, te gjitha brenda nje jave dhe lojtari eshte i juaji.

Te pakten kjo flitet ne menyre zyrtare dhe ky eshte versioni i Interit. Por gjerat mund te jene pak ndryshe ne brendesi, dhe gjithcka mund te kete te beje me mbylljen sa me mire te ketij sezoni.

Tashme dihet: klauzola e Lautaros skadon ne daten 07 korrik, dhe nese Barcelona i ka parate (qe nuk i ka, por po marrim nje rast hipotetik) dhe vjen i paguan klauzolen, Interi nuk do te mund ta perdorte me lojtarin as ne Serie A por as ne Europa League.

Keshtu, sipas FcInter1908, Interi mund te kete nje pakt te fshehte me Barcelonen per te shtyre diskutimet per Lautaron pikerisht per ditet e fundit te gushit, dite qe perkon edhe me perfundimin e sezonit aktual.

Kjo eshte ideja e Marottes mbi te gjitha, qe cdo diskutim per kete ceshtje deshiron ta beje vetem pasi te kete perfunduar sezoni dhe jo me heret.

Prandaj edhe versioni aktual eshte qe Barcelona duhet te paguaje me patejter 111 milione euro, por nese gjerat jane vertete keshtu ndermjet dy klubeve, atehere ne fundin e gushtit Interi mund te pranoje edhe ndonje ulje per lojtarin.

Edhe ne artikullin e pare per sot, e shpjeguam se frika me e madhe e Contes eshte qe te humbase Lautaron ne stilin Timo Werner.

Gjermanin e bleu Chelsea duke perdorur klauzolen dhe ai tani nuk do te luaje me dot ne Champions League me Liepzig per shkak te vullnetit te Chelsea.

Keshtu, me diskutimet per Lautaron qe do te shtyheshin per ne fillim te shtatorit ose fund te gushtit, Interi mund te pranoje nje oferte 80-90 milione euro plus Junior Firpo e te mos kerkoje me 111 milione euro menjehere.

Nderkohe ne Milano jane te bindur se lojtari po stervitet ne menyre maksimale dhe eshte teper i perqendruar tek kauza e Interit.

Ai duket i motivuar dhe eshte gati qe te jape maksimumin. Edhe pse duhet te gjeje rrugen e golit qe e ka humbur ne janar…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.