Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,010 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro Martinez-Inter, sot priteshin firmat. Ka marreveshje totale, ja shifrat. Racing…

Lautaro Martinez-Inter, sot priteshin firmat. Ka marreveshje totale, ja shifrat. Racing…
Inter Club Staff

Te gjitha mediat ne Itali flasin per te rejat me te fundit sot nga pista Lautaro Martinez dhe se Interi eshte e bindur se e ka ne dore lojtarin.

Dje, gjate nates italiane, ne Buenos Aires, Ausilio ka takuar Blanco (presidentin e Racing) dhe Militon ne nje darke. Ne Argjentine kete operacion e quajne te mbyllur, por ne Milano nuk e konfirmojne zyrtarisht. Interi duket se ka nje marreveshje me lojtarin dhe nje dakordesi totale me klubin argjentinas fale Zanettit dhe Militos.

DETAJET – Interi ka vendosur te paguaje klauzolen e lojtarit qe eshte bere nga 9 milione euro ne 18 milione kur ai ka nenshkruar rinovimin e kontrates me Racing deri ne 2020. Tripleta e se dieles ka shtyre presidentin qe te kerkoje ndonje gje me shume sepse 10% nga pagesa e ketij operacioni do i shkoje Lautaro Martinez dhe agjenteve te tij. Blanco i ka kerkuar Interit qe ti paguaje edhe 4 milione euro taksa per transferimin e lojtarit dhe kosto e operacionit do i kaloje 20 milione eurot. Per me shume, Racing do te donte qe lojtari te qendronte deri ne fund te 2018, por Interi deshiron qe lojtarin ta marre ne shtepi dhe e konsideron si goditjen e pare te sezonit 2018/2019.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.