Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

916 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro Martinez: “Jam i lumtur per Interin. Transferimi im te Atletico ishte mbyllur, por ndodhi qe…”

Lautaro Martinez: “Jam i lumtur per Interin. Transferimi im te Atletico ishte mbyllur, por ndodhi qe…”
Inter Club Staff

“Jam shume i lumtur per gjithcka qe po me ndodh. Zgjedhja me e mire per mua ishte Interi: jemi shume te lumtur per zgjedhjen e bere.”

Fjale dhe muzike nga Lautaro Martinez, i intervistuar per mikrofonat e Fox Sports Argentina.

Ne pritje te zyrtarizimit te transferimit te tij tek Interi, lojtari i datelindjes 1997 ai e ka pranuar qe do te kishte dashur te luante edhe gjashte muaj tek Racing (te pakten deri ne dhjetor) por Interi dhe Luciano Spalletti e kane dashur menjehere ne Milano.

Ja fjalet e tij ne intervisten e dhene:

NDERMJET ZGJEDHJESH DHE… ICARDI – “Dy vite me pare per mua jane interesuar shume klube, por zgjodha te luaja per Racing. Doja te vazhdoja te mesoja. Vendimet kane qene gjithmone te miat. Me Atletico Madrid ishte cdo gje e bere dhe u duk se cdo gje u mbyll me ta, por me pas disa detaje e ndalen marreveshjen. Cmimi qe ka paguar per mua Interi eshte cmenduri. Neve edhe klauzola prej 9 milionesh dukej shume e larte. Tani mezi po pres te luaj me Icardin”. Ndersa me pas, ai konfirmon: “Numri im tek Interi? Me kane thene se do me japin numrin 10.”

RACING DHE KOMBETARJA – “Kam qene i surprizuar nga cfare eshte thene disa here. Nese nuk  do isha demtuar do te kisha luajtur me shume. Por asnjehere nuk jam ndjere inferior. Me pak fjale, ndonjehere mund te me ndodhe ndonje ndeshje e keqe, por une jap gjithmone me te miren. Sampaoli? Me ka uruar dhe pergezuar, me ka grumbulluar per miqesoret. Por ka shume material te mire ne kombetare dhe kjo eshte nje gje e mire per te gjithe ne.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.