Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

799 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro Martinez: “Milito ishte fenomenal, tani e kam radhen une. Ja kush ishte endrra me e madhe…”

Lautaro Martinez: “Milito ishte fenomenal, tani e kam radhen une. Ja kush ishte endrra me e madhe…”
Inter Club Staff

Eshte Lautaro Martinez protagonisti i madh sot ne Suning Training Centre.

Sulmuesi argjentinas eshte nje nder blerjet e ketij sezoni qe ka mbledhur me shume kuriozitet nga te gjithe.

Keto jane pyetjet e gazetareve ne konferencen e prezantimit te tij ne Appiano dhe pergjgijet e lojtarit:

Sa do jete i rende numri 10 i Interit?

“Nuk do jete ndonje peshe e shtuar, eshte nje number qe e mbaja te Racingu. Kur erdha ketu pyeta se a eshte i lire dhe tani jam shume i lumtur qe do ta kem une”.

Cfare ndikimi ke marre nga Interi? Nga cili lojtar je frymezuar si femije?

“Gjithcka po shkon mire qe nga momenti i ardhjes, bashkelojtaret me kane pranuar ne menyren me te mire. Po punojme ne nje grup te madh, qw po behet gati per shume angazhime te medha qe po e presin. Punojme me trajnerin tone dhe angazhohemi shume. Si femije frymezohesha nga Falcao, me pelqenin levizjet e tij dhe stili i lojes”.

Ne Argjentine ke treguar cilesite e tua, ne Itali je me pak i njohur. Njerezit te lidhin me Falcaon e Tevezin, te cili e sheh veten me shume?

“Nuk di si te pergjigjem, e di qe prej momentit qe ka ardhur Interi ne Buenos Aires e kam adhuruar idene e ketij projekti, edhe ideja e stervitjes me trajnerin tone ka qene e rendesishme. Ajo qe ka ndikuar me shume eshte qe di si t’i shfrytezoj kapacitetet e mia per ta ndihmuar kete skuader”.

Klube si Atletico, Real Madridi dhe Borussia Dortmundi te kane kerkuar: pse Interin?

“Ka pasur kontakte me Racingun, kane ardhur perpara Interit. Mirepo kur erdhi Interi nuk kisha asnje dyshim, kam degjuar keshillat e Diego Militos dhe ai me ka treguar se cfare do te thote te jesh pjese e Interit. Qe nga fillimi e kam dashuruar kete ide”.

Si e konsideron faktin qe nuk ishte ne Boteror? Ndjehesh i gatshem per kombetaren?

“Ndihesha i gatshem per kombetaren, por ishin zgjedhje te trajnerit. Sigurisht qe jane vetem 23 vende dhe e dija qw ishin te rezervuara per lojtare shume te rendesishem te cilet ishin perpara meje. Mund te them qe jam ketu per t’u permiresuar dhe i lumtur qe mund ta beje kete ne nje skuader shume te rendesishme”.

Sot e sheh veten titullar me Icardin apo vetem nje alternative?

“Me Mauron kemi kontaktuar para se te vija ketu, e falenderoj per vemendjen e tij, me ka telefonuar nje jave para se te arrija ketu. Dua te punoj maksimalisht qe te fitoj nje vend te titullarit dhe te jap me te miren ne cdo moment, sic e beja te Racingu”.

Si kane qene keto dite te para te grumbullimit para-sezonal? Cfare ndjesie te ka dhene Spalletti?

“Shume mire kane qene ditet e para ne grup ne nivel njerezor. Kane qene shume te mire me mua dhe kjo eshte shume e rendesishme. Atmosfera pa shume presion te jep mundesi te punosh me ne qetesi, me alegri. Tranjeri me ka dhene nje id te qarte se crare kerkon. Te gjithe e dime se ne cfare drejtimi duhet te shkojme per te qene gati per cdo sfide.”

Je gati per te qene pasardhesi i Militos tek Interi? Nder te gjithe sulmuesat argjentinas qe kane qene ketu, ku e shikon veten?

“Milito me ka folur shume mua per Interin, me ka ndihmjar shume qe ky transferim i imi te ishte sa me i thjeshte. Ka bere shume per keto ngjyra kur ka luajtur ketu, mua nuk me mbetet gje tjeter  vecese te bej me te miren time per te lene edhe une dicka te bukur ketu. Milito ka bere nje pune fenomenale por tani me takon mua te bej te njejten gje.”

Ndonje anektode nga historia e Interit qe te ka pelqyer? Dhe perse Lautaro ne bluze dhe nga nis pseudonimi “El Toro”?

“Kujtoj qe po shkoja ne Brazil per Copa Libertadores, kam pare ne tv qe Interi po humbiste 1-0 nje ndeshje shume te rendesishme per Champions. Kur zbrita pashe qe Interi kishte kthyer rezultatin dhe kishte fituar. Te luaj ne Champions eshte endrra e jetes time. Kur Interi ka ardhur tek une nuk kisha asnje dyshim. Kam zgjedhur Lautaro sepse eshte me pak i perhapur se mbiemri im. Ndersa pseudonimin ma kane vene sapo mberrita Buenos Aires dhe me ka mbetur ashtu.”

E ke pare ndonjehere derbyn e Milanos? Cfare pret?

“E di shume mire se cfare emocionesh te jep nje derby, dy skuadra rivale qe japin gjithmone maksimumin ne fushe. Ambjenti qe eshte nga jashte kesaj sfide eshte shume i bukur. Brenda fushe akoma me i forte. Kam pare shume derby une, emocionet do te jene po aq te medha si ne Argjentine. I kam provuar edhe me pare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.