Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

417 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro Martinez, zbulohet prapaskena e madhe e 2019: “Interi kishte rene dakort per ta shitur te Barca per plot…”

Lautaro Martinez, zbulohet prapaskena e madhe e 2019: “Interi kishte rene dakort per ta shitur te Barca per plot…”
Inter Club Staff

Lautaro Martinez rigjen Champions Leaguen: sulmuesi argjentinas qe e nisi nga pankina ne sfiden kunder Borussia Monchengladbach, sot do te luaje nga minuta e pare me Romelu Lukaku.

Ata te dy jane gati te perballen me Shakhtar Donetsk, nje skuader ndaj te cileve kane zhvilluar nje ndeshje mjaft te mire pak muaj me pare.

Nje feeling ai i El Toro me Lautaron qe eshte i njohur ne niven europian nga te gjithe, dhe per shume madje eshte nje nga dyshet me te mira ne Europe.

Ne sezonin e shkuar, Lautaro shenoi plot pese gola ne fazen e grupeve te Champions League, por ishte nje rrugetim qe u ndal ne dhjetor.

Lautaro Martinez

Gjithesesi, sipas Tuttosport, me sa duket, edhe marreveshja ndermjet Interit dhe Barcelones u gjet pikerisht ne ate dhjetor 2019, por me pas gjithcka deshtoi per shkak te… Covid19.

PRAPASKENA E MADHE – “Pak dite perpara ndeshjes, drejtuesit e Interit dhe ata blaugrana u takuan per te diskutuar transferimin e argjentinasit ne Barcelone duke u kenaqur te gjitha palet.”

“Suning e vleresonte kartonin e sulmuesit plot 150 milione euro (39 milione euro me shume se klauzola), dhe kjo kerkese e Interit u pranua nga Barcelona, por ata propozuan qe te futeshin disa lojtare per te ulur kete cmim.”

“Interi ishte dakort, por qe shifra prej 111 milione eurosh cash te mos prekej.”

“Ishte nje keshtjelle ekonomike qe me pas u rrezua totalisht nga Covid.”

“Por eshte e sigurt qe Lautaro Martinez vazhdon te jete ne qender te mendimeve te Barcelones qe edhe njehere do e tentoje per te sapo te mbyllet era Bartomeu.”

RINOVIMI – “Brenda Krishtlindjeve klubi do te rrise kontraten e tij: ajo e nenshkruar kohe me pare, e ben ate qe te perfitoje 3 milione euro, por prokuratoret e tij duan qe ta afrojne ate sa me shume me Eriksen (10 milione), Lukaku (8,5 milione) dhe Sanchez (7 milione), qe jane lojtaret me te paguar.”

“Interi eshte e bindur se rroga e Lautaros do te rritet, edhe pse preferon qe procesi te jete gradual dhe nga 3 milione te kaloje ne 5 milione plus bonuse.”

KLAUZOLA – “Nje kapitull me vete do te jete edhe diskutimi i klauzoles prej 111 milione euro qe eshte e vlefshme deri ne 7 korrik te sezonit 2023, dite ku skadon kontrata aktuale.”

“Pavarsisht se Marotta nuk e pelqen praktiken, klauzola mund edhe te qendroje, duke pare qe do te garantonte per Interin nje plusvalence teper te larte, duke pare se ne bilancin e Interit ne 30 qershor 2021, lojtari do te peshoje vetem 10 milione euro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.