Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

324 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro, ndryshon gjithcka? Marotta ka marre nje vendim te rendesishem dhe ka shtyre ceshtjen e rinovimit: ja pse!

Lautaro, ndryshon gjithcka? Marotta ka marre nje vendim te rendesishem dhe ka shtyre ceshtjen e rinovimit: ja pse!
Inter Club Staff

Ne shtepine Inter vazhdon qe te diskutohet e ardhmja e Lautaro Martinez: sulmuesi argjentinas po kerkohet nga klubet me te medha ne Europe.

Ne krye eshte Barcelona, por nuk mbetet prapa as Manchester City: gjithesesi, drejtuesit zikalter deri me tani kane bere me dije se nuk do te bejne asnje ulje per te.

Ashtu si eshte konfirmuar edhe nga Beppe Marotta diten e djeshme pak perpara fillimit te sfides naj Fiorentines, ceshtja e rinovimit nuk do te diskutohet tani.

Ky me sa duket eshte nje vendim i marre pikerisht nga administratori i deleguar i Interit dhe ka nje arsye te qarte.

El Toro ne kete moment eshte shume afer qendrimit ne Milano, por te gjithe e dine se Barcelona mund te mos dorezohet per te.

Corriere dello Sport shkruan nderkohe: “Dje Lautaro e nisi ndeshjen nga pankina, por ai ka bere qe te diskutohet prap per te.”

“Deklaratat e Beppe Marottes perpara ndeshjes si dhe fjalet e vete lojtarit perpara ndeshjes, e kane kthyer ate ne qender te vemendjes.”

“Natyrisht qe sot lojtari eshte ende ne qender te vemendjes se Barcelones, por eshte me larg nje transferimi edhe pse merkato eshte e gjate.”

“Por Marotta e tha qarte: rinovimi nuk diskutohet tani. Vetem pasi te mbaroje kampionati. Por kjo e ka nje arsye te qarte (ndoshta): mos Marotta po pret nje oferte per lojtarin? Apo ka qe tani nje dakordesi me Barcelonen?”

“Keto jane pyetje qe mund te jene ne mendjen e te gjitheve, por askush nuk do te marre nje pergjigje pa mbaruar sezoni.”

“Ajo qe eshte e sigurt tani, eshte fakti se Lautaro nuk njihet me ne fushen e lojes me paraqitjet e tij teper te dobta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.