Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

466 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro, ne Barcelone tregojne ate qe pritet te ndodhe. Sport zbulon: “Ai i ka thene Interit tashme se…”

Lautaro, ne Barcelone tregojne ate qe pritet te ndodhe. Sport zbulon: “Ai i ka thene Interit tashme se…”
Inter Club Staff

Sot ne oren 12 te nates, e marte 7 korrik, sipas versionit te Interit do te skadoje klauzola prej 111 milione eurosh e Lautaro Martinez.

Por edhe pse ky eshte nje fakt tashme, e perditshmja spanjolle Sport, tregon se Barcelona nuk eshte se ka pergatitur ndonje oferte per ta paraqitur tek Interi brenda dites se sotme.

Ne fakt, klubi katalanas nuk e ka aspak per qellim kete gje apo te nxitoje ne drejtim te sulmuesit argjentinas.

Edhe pse mendohet se Interi do te kerkoje nje cmim me te larte se klauzola pas skadimit te saj, ata duken te qete.

“Barcelona eshte shume optimiste per sa i perket blerjes se kartonit te Lautaro Martinez gjate kesaj vere.”

“Nuk dihet me siguri se nga buron ky optimizem i klubit, por burime nga shume afer Barces e bejne me dije kete gje.”

“Sipas tyre, marreveshja me lojtarin eshte arritur prej kohesh dhe ai i ka thene Interit qe te ulet ne nje tavoline te rrumbullaket per te diskutuar sa me shpejt me Barcen.”

“Nje levizje e rendesishme kjo, duke pare se Interi hiqet sikur eshte e thjeshte ta mbajne lojtarin, por nese deshira e tij eshte te largohet, do te jete dicka e veshtire per klubin nga Milano ta mbaje Lautaron ne skuader.”

Gjithesesi, nese Barcelona nuk paguan aq sa kerkon Interi, edhe pse Sport pretendon te kunderten, veshtire se Lautaro leviz nga Milano.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.