Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 28, 2021

Scroll to top

Top

501 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro, ne Spanje tregojne: “Inter ka zgjedhur pasardhesin e tij: nuk eshte as Werner as Aubameyang.”

Lautaro, ne Spanje tregojne: “Inter ka zgjedhur pasardhesin e tij: nuk eshte as Werner as Aubameyang.”
Inter Club Staff

Vazhdon qe te kete nje presing mediatik te jashtezakonshem nga Katalonja per sa i perket te ardhmes se Lautaro Martinez.

Argjentinasi eshte objektivi i pare i Barcelones per te perfocuar sulmin prej javesh tashme.

Interi ka qene shume e qarte: ose do te paguhet klauzola prej 111 milione eurosh, ose Toro nuk leviz nga Milano ne merkato.

Por sipas asaj qe shkruan Mundo Deportivo, klubi zikalter po punon qe te mos gjendet e papergatitur ne rast se argjentinasi do te largohet dhe Marotta me Ausilion e kane gjetur tashme pasardhesin e Lautaros.

Cuditerisht, aspak si eshte folur ditet e kaluara ky emer nuk eshte as Timo Werner e as Pierre-Emerick Aubameyang. Por nje emer totalisht i ri dhe i panjohur.

Behet fjale per nje profil te ri, nje emer totalisht suprize qe luan ne kampionatin Belg me skuadren e Genk.

Profili i treguar nga media e njohur spanjolle ka krijuar nje efekt surprize edhe ne Itali qe nuk kishin degjuar me pare per nje lidhje te Interit me kete lojtar.

Behet fjale per Jonathan David, nje sulmues i talentuar i Gent dhe qe ka lindur ne vitin 2000 por qe ka shkelqyer kete sezon me ta.

“Interi ka filluar duke punuar per lojtarin, sepse nuk deshiron qe te gjendet aspak ne nje situate jo te mire nese Lautaro largohet.”

“Keshtu zikalterit kane bere gati kontraten per lojtarin dhe oferten per Gent qe duket se nuk kerkon pak per lojtarin.”

“Klubi belg ka vene nje cmim prej 25 milione eurosh per shitjen e kanadezit, por duke pare situaten e pandemise, kushtet kane ndryshuar.”

“Mendohet se vlera aktuale e kartonit te Jonathan David ne kete moment eshte diku tek 15 milione euro. Duke pare talentin e tij dhe moshen e re, vleresohet si nje shifer e drejte.”

Gjithesesi, pavarsisht asaj qe thote Mundo Deportivo, deri ne kete moment Interi nuk eshte lidhur asnjehere ne te kaluaren me lojtarin kanadez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.