Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

281 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro nuk deshiron te rinovoje? Repubblica zbulon: “Ja cfare na kane thene drejtuesit e Interit.”

Lautaro nuk deshiron te rinovoje? Repubblica zbulon: “Ja cfare na kane thene drejtuesit e Interit.”
Inter Club Staff

Tashme eshte i perditshem presingu i te perditshmeve spanjolle si Sport apo Mundo Deportivo per sa i perket te ardhmes se Lautaro Martinez.

Nuk dihet ende nese kjo eshte nje strategji e Barcelones apo mediat spanjolle kane me te vertete burime te besueshme ne gjithe kete histori.

Diten e djeshme pikerisht Mundo Deportivo kishte publikuar nje lajm kur thuhej se Lautaro nuk deshiron te rinovoje kontraten me Interin dhe se kete gje ja ka bere me dije zikalterve.

Por sipas asaj qe tregon La Repubblica diten e sotme, kjo hipoteze nuk gjen asnje konfirmim ne klubin zikalter.

“Ne Pinetina, drejtuesit e Interit na kane thene jashte kamerave se ndihen teper te qete ne lidhje me te ardhmen e Lautaros.”

“Shume e rendesishme ne kete mes do te jete edhe rifillimi i kampionateve. Nese Serie A per shembull fillon dhe La Liga jo, ne Itali do te kishte me shume para per klubet.”

“Por mund te ndodhe edhe e kunderta ose mund te mos filloje asnjera dhe para nga televizionet te mos kete fare.”

“Por gjithesesi, Mundo Deportivo thote se Lautaro ka refuzuar kontraten e rinovimit nga Interi por kjo eshte dicka e pavertete.”

“Dicka qe edhe drejtuesit e Interit e mohojne ne menyre kategorike edhe pse nuk duan te flasin publikisht per kete gje sepse sipas tyre do i jepnin rendesi nje tratative merkatoje qe ne kete moment eshte totalisht e ndalur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.