Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 18, 2018

Scroll to top

Top

613 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro pas ndeshjes: “Dua te tregoj se e meritoj kete fanelle. Jam sulmues, por adaptohem ne baze te kerkesave te Spallettit…”

Lautaro pas ndeshjes: “Dua te tregoj se e meritoj kete fanelle. Jam sulmues, por adaptohem ne baze te kerkesave te Spallettit…”
Inter Club Staff

Inter-Cagliari ka qene edhe ndeshja e Lautaro Martinez.

Argjentinasi eshte zhbllokuar ndaj sardeve duke shenuar golin e tij te pare ne Serie A. Pas ndeshjes ai ka ndalur ne zonen e intervistave dhe djaloshi nga Bahia Blanca ka folur per naten e tij:

Lautaro, nje gol i madh prej sulmuesi te pare. Si eshte te shenosh gol ne San Siro?

“Jam shume i lumtur. Eshte goli im i pare qe prej momentit qe erdha ketu. Jane momente teper te rendesishme per mua, per rritjen time si lojtar. Jam shume i lumtur qe erdhen 3 piket qe jane shume te rendesishme per klasifikimin tone.”

Spalletti ka thene: “Lautaro eshte shume i forte por ndonjehere e perdorim me shume sec duhet”. Cfare ka dashur te thote ai me kete?

“Jam shume i  lumtur per komplimentet e tij. Une thjesht duhet te punoj dite pas dite per te treguar qe e meritoj kete fanelle qe po vesh qe per mua eshte shume e rendesishme. Duhet ta tregoj dite pas dite.”

Lautaro ti sapo ke shenuar golin tende te pare ne Serie A ne gjuajtjen tende te pare. Ndihesh me mire kur luan si 9 apo si 10, rol qe ke luajtur ndaj Sassuolos ne transferte?

Image may contain: one or more people

“Kam luajtur si sulmues i pare per shume kohe tek Racing dhe natyrisht qe aty ndihem mire. Por jam ne dispozicion total te tranjerit dhe ai e di vete ku do te me hedhe ne fushe. Une do te jap maksimumin kudo. Por natyrisht qe ndihem me i natyrshem ne kete pozicion.”

A ke pasur mundesi te flasesh me Mauri Icardin perpara dhe pas ndeshjes?

“Po, me tha qe te qendroj i qete dhe te mendoj vetem per te luajtur. Une jam i lumtur qe luajta keshtu sot, duhet te permiresoj besimin tek cilesite e mia dhe te kuptohem me shume me shoket ne fushe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.