Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

998 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro: “Punoj shume gjate javes. Mendoj se fajin qe deri me tani kam luajtur pak me Interin e ka…”

Lautaro: “Punoj shume gjate javes. Mendoj se fajin qe deri me tani kam luajtur pak me Interin e ka…”
Inter Club Staff

Ne zonen e intervistave ne stadiumin Prince Faisal bin Fahd Stadium ne Riyad, sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, eshte rikthyer te flase per paraqitjen e tij ne ndeshjen ndaj Irakut ku ka gjetur golin e tij te pare por edhe per shume gjera te tjera. 

Keto kane qene fjalet e tij:

“Natyrisht qe per mua eshte shume pozitive te shenoj, eshte e rendesishme gjithmone.”

“Ishte debutimi im si titullar me Argjentinen, prandaj kjo me lumturon akoma me shume por duhet te vazhdoj te punoj shume qe te permiresohem.”

Martinez luajti 58 minuta duke gjetur hapsira keshtu pas demtimit:

“Ne ndeshjet e fundit kam qendruar jashte per shkak te nje demtimi. Ka qene nje vendim i marre bashke me stafin mjekesor te kombetares dhe me Interin ai qe te mos luaja perpara disa javesh.”

“Por gjate kesaj kohe kam rekuperuar tek Interi ne menyren me te mire te mundshme. Tani e ka radhen Brazili dhe nuk do te jete nje ndeshje e thjeshte por ne do e pergatisim ne menyren me te mire te mundshme.”

“Do te jete nje ndeshje speciale edhe pse miqesore. Te gjithe e dine.”

Me pas gazetaret argjentinas e kane pyetur Toron nese ka folur me tranjerin Lionel Scaolin per ti kerkuar te luaje me Mauro Icardin:

“Per momentin tek Interi une nuk po luaj shume dhe fajin per kete e ka moduli qe po perdoim.”

“Tranjeri po kerkon qe te mbaje nje skuader te qendrueshme qe pergjigjet qe ka dhene ne fushe kane qene pozivite.”

“Por une kerkoj gjithmone qe te punoj shume gjate javes dhe te permiresohem. Objektivat vetes ja  kam vendosur dhe do jap maksimumin sa here te me takoje radha per te luajtur.”

“Ketu ne Komebtare kam pasur nje bisedim me Scalonin, i kam treguar ate qe mendoja. Tani te shohim se cfare do te vendose ai nese do te luajme me nje sulmues apo me dy.”

“Por kjo gje i takon vetem atij, teknikut, ai vendos jo une”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.