Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

400 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro tek Barca? CEO i MediaPro qesh me gjithcka: “Lexoj disa emra dhe qesh. Ata kane nje borxh astronomik.”

Lautaro tek Barca? CEO i MediaPro qesh me gjithcka: “Lexoj disa emra dhe qesh. Ata kane nje borxh astronomik.”
Inter Club Staff

I intervistuar per mikrofonat e Sport, Jaume Roures, CEO i MediaPro ka folur keshtu per merkato ne ardhshme te Barcelones.

Ai ka shpjeguar se si klubi katalanas ne kete moment nuk ka aspak mundesi te investoje ne merkato per shkak te krizes se brendshme ekonomike.

“Ashtu si e kam thene edhe shume here, Barcelona ka nje borxh astronomik dhe nje problem shume te madh ekonomik.”

“E nuk i kane resurset e duhura per ti zgjidhur keto probleme. Prandaj kur degjoj per disa blerje (Lautaro) apo disa shifra (111 milione), me vjen te qesh. Shume.”

“Une nuk e di ku i nxjerin keto gjera por e di qe gazetat duan te shesin sa me shume kopje per te kapur programin e tyre dhe televizionet duan shikueshmeri. Por nuk ka para. Ky eshte realiteti.”

“Nese leme menjane ceshtjen e borxhit, mjafton te shohim cfare menaxhimi te keq kane bere ata me rrogat e lojtareve: kane hyre ne nje dinamike humbjesh te njepasnjeshme.”

“Nese do te behen operacione me shkembime lojtaresh? Kjo mund te behet, por ne raste shume specifike. Por lojtaret e Barcelones marrin nje thes me para atje, asnje klub tjeter nuk do ja jepte keto rroga.”

Por nderkohe qe CEO i MediaPro ka dhene kete deklarate sot, ne Argjentine e kane dhene si te mbyllur Lautaron tek Barcelona.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.