Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

416 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro qeteson tifozet zikalter: “Transferimi tek Interi ishte deshira ime. Largimi ne janar? As…”

Lautaro qeteson tifozet zikalter: “Transferimi tek Interi ishte deshira ime. Largimi ne janar? As…”
Ardis
  • On 13/11/2018, 19:39

Shume pyetje per Lautaro Martinez, i intervistuar gjate nga InterTV.

Argjentinasi tregon diten e tij rutine ne Appiano Gentile, shijet e tij gastronomike, faktin qe ka nje qen te vogel.

Me pas kthehet te hapat e pare te karrieres se tij (si mbrojtes), deri tek golat e tij te pare.

Shpjegon qe nuk i pelqen te publikoje jeten e tij private ne rrjetet sociale, konfirmon se ka pike referimi ne futboll Ramadel Falcao-n.

Me pas thekson nje koncept te rendesishem:

“San Siro eshte fantastike, nje atmosfere e jashtezakonshme – e pranon nje te tille El Toro -. Te luaj tek Inter-i per mua eshte shume e rendesishme, nje pergjegjesi e madhe”.

“Jam ketu sepse dua te jem ketu, zgjedhjen e kam bere une.”

“Deshira ime ishte te transferohesha tek Interi dhe e bera kete zgjedhje me pergjegjesi te plote.”

“Largimi ne janar? Nuk e mendoj fare dicka te tille. Me pelqen cdo moment  tek Interi dhe gjithmone kerkoj te jap 100%”.

Te shumta kane qene nderkohe lajmet sot qe kane folur per nje Lautaro Martinez te trishtuar per shkak te minutazhit te paket qe rezervuar nga Luciano Spalletti per te.

Kjo gje pritet te ndryshoje ne muajt ne vazhdim sipas mediave te perditshme sportive italiane, por deri me tani ka qene nje problem shume i madh duke qene se Lautaro nuk ka arritur dot te shprehet ne fushe.

Nderkohe intervista me lart eshte edhe me e gjate dhe sapo te publikohet e plote do ta postojme ne shqip ketu.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.