Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

465 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro zgjedh agjentin ne menyre surprize? “Mendohet se ka zgjedhur pikerisht ate qe ka edhe…”

Lautaro zgjedh agjentin ne menyre surprize? “Mendohet se ka zgjedhur pikerisht ate qe ka edhe…”
Inter Club Staff

“Per mua eshte nje enderr te jem tek Interi”. Mjafton kjo fraze e thene nga Lautaro Martinez pas ndeshjes me Sassuolon, per te larguar cdo dyshim per te ardhmen e tij.

“Numri 10 zikalter ne fakt eshte shume afer rinovimit me Interin edhe pse i ka braktisur me sa duket agjentet e tij historik.”

“Ai zyrtarisht nuk ka ende nje agjent te ri, edhe pse zerat per kete jane rritur shume. Flitet se babai i tij mund te behet, por ende asgje e sigurt.”

“Gjithesesi, ne oret e fundit ka dale ne pah nje skenar tjeter, ku Lautaro duket se mund te zgjedhe agjentin e njejte me nje lojtar ne skuader.”

“Keshtu, prokuratori Alejandro Camano, agjent edhe i Hakimit, mund te behet agjenti i ri i El Toro Martinez.”

Kete lajm e ka dhene sot Corriere dello Sport, e cila ka zbuluar nder te tjera edhe disa detajet tjera: “Nese Lautaro eshte dakord me shifrat e rena dakord pak jave me pare, ai do te firmose pa nje agjent, fiks si Milan Skriniar.”

“Nese do te kete ndonje kerkese tjeter, atehere do te pritet edhe pak sa ai te gjeje nje agjent, por gjasat jane qe gjithcka te mbyllet pa nje agjent.”

“Gjithesesi, ai eshte i perqendruar tek fusha e lojes: te merkuren ka vendosur nje rekord golash ne Serie A me 15 gola te shenuar. Por ajo qe mahnit me shume, eshte fakti qe argjentinasi eshte nje diesel duke qene se shenon shume me shume ne pjeset e dyta (11 gola) se sa ne pjeset e para (4 gola).”

“Tani ai deshiron te kaloje 21 golat e shenuar ne 2019-2020 dhe per kete i mungojne vetem 4 gola. Dicka e arritshme duke qene se Big Rom po i jep nje dore te mire…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.