Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

374 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro zhgenjen nderkohe Mundo Deportivo kercenon Interin: “Shiteni shpejt sa jeni ne kohe sepse ndryshe…”

Lautaro zhgenjen nderkohe Mundo Deportivo kercenon Interin: “Shiteni shpejt sa jeni ne kohe sepse ndryshe…”
Inter Club Staff

Lautaro Martinez ne gjysmefinalen e kthimit ne Kupen e Italise kunder Napolit ne San Paolo ka zhgenjyer jo pak.

Paraqitja e tij i eshte afruar ndeshjeve te perpara pandemise ku El Toro nuk ka qene ne formen e tij me te mire.

Nderkohe, nga ana tjeter kuptohet qe eshte e veshtire qe te perqendrohesh maksimalisht kur te kerkon Barcelona dhe lexon lajme per kete cdo dite.

Ne Spanje nuk jane ndalur per tre muaj me radhe se theni se Lautaro do te jete shoku i repartit te Lionel Messi per sezonin e ri.

E pikerisht per kete fakt, Francesc Aguilar, gazetari i me i rendesishem i Mundo Deportivo ka shkruar sot ne gazeten me te rendesishme sportive ne Katalunje dicka ne lidhje me kete teme qe ngjan edhe si nje kercenim.

“Lautaro i ka premtuar tranjerit te tij Conte se do te luaje ne maksimumin e tij ne keto ndeshje te mbetura.”

“Normalisht, ky eshte plani i tij perpara se te transferohet perfundimisht tek Barcelona.”

“Por deri me tani, nuk ka asnje levizje zyrtare per kete edhe pse nese shkojne keshtu gjerat, nuk do te jete e veshtire te gjendet rruga e perbashket.”

“Per momentin nderkohe lojtari nuk e ka nisur me se miri aventuren e tij me Interin. Marotta me shoke bejne mire qe ta shesin lojtarin sa jane ne kohe per te evituar qe ne te ardhmen te ulet cmimi akoma edhe me shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.