Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,395 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lavezzi, Biabiany, Cerci, Hernandez: ET pergadite nje zhurme ne fund te merkatos? Mundesite e sulmuesit te katert…

Lavezzi, Biabiany, Cerci, Hernandez: ET pergadite nje zhurme ne fund te merkatos? Mundesite e sulmuesit te katert…
Bujar Berishaj

Merkato e kompletuar ajo e Inter me nje drejtor sportiv qe ne nje pluhur te madh ka qene ne gjendje te garantoj sasi dhe kualitet tekinukut Walter Mazzarri, qe tani ka nje ekip ndjeshem te rinovuar ne krahasim me sezonin tjeter. Merkato e kompletuar, ose gati keshtu.

Ne fakt, kush e di, qe Piero Ausilio nuk mund ta rezervoj nje tjeter, te kenaqshme, por ne fund te fundit jo te shume pritur te merkatos last minute per te definuar repartin e sulmit qe deri me sot ka ne dispozicion Mauro Icardi, Rodrigo Palacio, dhe ardhjen e re Pablo Osvaldo, me perjashtim te Ruben Botta ne pritje te konfirmimit perfundimtar te se ardhmes se tij.

Nje largim hipotetik i argjentinasit mund te coj shoqerine te nje nga dy diskurset e fundit, duke konsideruar gjendjen e Rolandos me lojtarin qe mezi po pret te vishet zikalter. FcInterNews ka pergaditur nje liste me emrat qe diteve te fundit po zene faqet e para te merkatos se Interit, duke konstatuar mundesite, veshtiresite dhe zhvillimet e mundshme pasuese.

EZEQUIEL IVAN LAVEZZI (argjentinas, viti i lindjes ’85) – Me shume se nje objektiv real mbetet nje enderr, te pakten deri sot. Ish-anesori i Napolit te Mazzarrit njihet per perfeksionin dhe pikerisht me trajnerin e San Vicenzos, Il Pocho eshte misheruar si nje nga anesoret me te mire ne Evrope. Tani – sipas lajmeve te fundit – lojtari mund te pershendet nga Parc des Princes. Fjalet e trajnerit te PSG, Laurent Blanc, gjithashtu duken si nje deshmi e nje shitje te mundshme te argjentinasit: “Nese nje lojtar do te largohet ne nuk do ta ndalojme ate.” Il Pocho pelqehet edhe nga Milani e Juventusi. Por, pavaresisht nje rinovimi te kontrates qe arriti vone, paga e tij mbetet nje pengese per te gjithe ekipet italiane: afro 5 milionet qe merr frikesojne gjithe ekipet ne Serie A, por asgje nuk eshte e pamundur. Me nje hap prapa te Lavezzit dhe me nje formule intelegjente dhe te suksesshme…Inter mbetet vigjilent.

Skuadra: Paris Saint-Germain
Vlera: 21 mln. euro
Skadenca e kontrates: 30.06.2016

JONATHAN LUDOVIC BIABIANY (francez, viti i lindjes ’88) – Eshte emer i nxehte ne shtepine e Inter. I dobishem ne fushe, por edhe jashte duke konsideruar qe kampioni i botes me Interin mbetet i dobishem edhe per listen UEFA, si produkt i sektorit te ri te Interit. Parma ka qene e qarte qe nga ditet e para te merkatos me nje kerkese qe mbetet, edhe sot, e njejta: 10 mln. euro. Inter do te provoj te ule kerkesat e Parmes duke perfshire nje lojtar te mirepritur ne marreveshje (Ezequiel Schelotto) por kujdes me konkurrencen e anglezve, West Bromwich Albion mbi te gjithe.

Skuadra: Parma
Vlera: 9.5 mln. euro.
Skadenca e kontrates: 30.06.2018

ALESSIO CERCI (italian, viti i lindjes ’87) – Eshte xhevahiri i skudres se Urbano Cairo, xhokerin sulmues qe u pelqen te gjitheve. Si ne Itali ashtu edhe ne Evrope. Ne fakt jashte vendit, Atletico Madrid dhe Monaco nuk e kane fshehur kurre simpatine per te, kurse ne Serie A, Milani eshte ekipi me i ekspozuar, me trajnerin qe e konsideron ate fondamental per te permiresuar ekipin. Filippo Inzaghi sponzor kryesor i Cerci, por nuk do te jete e lehte te bindet numri nje i granatas qe te bej zbritje. 18-20 milione euro jane shume per skudrat italiane duke perfshire ketu edhe Interin, kurse klubet e huaja mund te nxitojne qetesisht. Por, zikalterit me nje shkembim te duhur…

Skuadra: Torino
Vlera: 18 mln. euro
Skandeca e kontrates: 30.06.2018

JAVIER HERNANDEZ BALCAZAR (meksikan, viti i lindjes ’88) – Chicharito ka mbushur faqet e merkatos se Interi per disa jave, edhe pse sulm te vertete nga ana e klubit te Erick Thohir nuk ka pasur kurre me ish-lojtarin e Chivas qe largohet cdo dite per nje qendrim te mundshem ne Old Trafford qe tani eshte real. Ne fakt, tabloidet e fundit angleze, tregojne se pyka meksikane mund te filloj nga fillimi ndeshjen e e pare te sezonit te ri kunder Swansea City. Ky do te ishte nje sinjal i vertet qe Louis van Gaal do te mbeshtet edhe kete sezon tek Hernandez.

Skuadra: Manchester United
Vlera: 14 mln. euro
Skandeca e kontrates: 30.06.2016

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.